×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Sa shpenzoi KEK-u për importin e rrymës e kush përfitoi më shumë?

    FrontOnline
    18 Tetor 2022

    Për 19 ditë, nga 24 Dhjetori 2021 e deri më 11 Janar 2022, Korporata Energjetike e Kosovës shpenzoi 16.5 milionë nga 20 milionë eurot e subvencionit fillestar të Qeverisë, për importin e energjisë elektrike për dimrin e kaluar.

    Në bazë të dokumenteve ekskluzive të siguruara nga ATV-ja, shihet se gjatë kësaj periudhe, përmes dhjetëra ankandeve, KEK-u nënshkroi 108 kontrata me shtatë kompani të ndryshme, sipas metodave: një ditë para dhe brenda ditës.

    Çmimi më i ulët i paguar për një megavat orë ishte 105.5 euro, më 2 Janar, në  kontratën me kompaninë bullgare Energy Supply.

    Ndërsa, çmimi i lartë i paguar për një megavat orë ishte 359 euro, më 10 Janar, në kontratën me kompaninë sllovene GEN-i.

    Nga totali prej 16 milionë e 552 mijë eurosh, nëpërmjet ankandeve, 4 milionë e 533 mijë euro shkuan te kompania NOA Energy Trade, në Maqedoni të Veriut dhe në Shqipëri, me të cilën KEK-u nënshkroi 19 kontrata.

    Kompania GEN-I, me zyrat në Slloveni dhe në Maqedoni të Veriut, fitoi numrin më të madh të kontratave në ankandet e KEK-ut, 30 sish, me vlerë të përgjithshme 4 milionë e 237 mijë euro.

    Enertrade nga Shqipëria fitoi 23 kontrata, në vlerë të përgjithshme 3 milionë e 809 mijë euro.

    Me një kontratë më pak, Holding Slovenske Elektrarne i shiti KEK-ut energji elektrike në vlerë të përgjithshme 2 milionë e 421 mijë euro.

    Kompania Daneze, Danske Comodities, nënshkroi pesë (5) kontrata me KEK-un me vlerë të përgjithshme më shumë se 917 mijë euro.

    Pak më shumë se 630 mijë euro është vlera e tetë (8) kontratave për blerje të energjisë nga kompania ReNRGY nga Shqipëria.

    Ndërsa, kontrata e 2 Janarit, në vlerë të përgjithshme 2 mijë e 532 euro ishte e vetmja me kompaninë bullgare, Energy Supply.

    Me rekomandim të Komitetit Teknik Emergjent, 11 Janar 2022, KEK-u bëri marrëveshje me Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji – KESCO, përmes së cilës autorizoi kompaninë private të tregtojë me mjetet nga subvencioni i Qeverisë.

    Në ditët në vijim, ATV-ja do të publikojë detaje tjera lidhur me importin e energjisë elektrike me subvencionin e Qeverisë, përfshirë periudhën kur tregtimi u bë nga KESCO-ja.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Drenusha ka diskutuar me Drilonin për jetën e saj para ndarjes me ish-bashkëshortin. Ajo u shpreh se ka dy vjet që është...
    Vip15 Janar 2025
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti, ka rrëfyer eksperiencën e tij prej gazetari në rastin e agresionit terrorist nga militantë...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Gjykata e Posaçme ka miratuar një urdhër kontrolli në kuadër të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe familjarëve...
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi të ambasadorit William  Walker. Ai...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1962 gjoba trafiku. Gjatë periudhës së njejtë, kanë ndodhur edhe 28 aksidente,...
    Lajme15 Janar 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, u takua sot me Komandantin e Brigadës Paqeruajtëse Armene,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.