Rreth 120 milionë euro ka qenë kthimi negativ në investime gjatë vitit të kaluar i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, raporton portali Front Online.
Kjo është bërë e ditur në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për sistemin financiar, ku bëhet e ditur se vlera e përgjithshme e aseteve të këtij institucioni ka kaluar shumën prej 2.4 miliardë euro.
Përndryshe, Kuvendi i Kosovës javë më parë ka rrëzuar kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e një përqindje të caktuara të mjeteve të Trustit, kërkesë kjo që u kundërshtua ashpër nga deputetët e Levizjes “Vetëvendosje”.
/Front Online/
Bankat thyejnë rekordin/ 140.3 milionë euro fitim të pastër vitin e kaluar