Apple ka prezantuar të katër modelet e telefonit më të ri iPhone 14.
Apple ka prezantuar zyrtarisht iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max. Të dy aparatet kanë një prerje të re në formë pilule dhe mund të rregullohet në mënyrë dinamike, në ridizajnimin e parë të madh të ekranit që kur Apple prezantoi iPhone X në 2017.
Të dyja pajisjet kanë gjithashtu një çip A16 Bionic më të shpejtë dhe një ekran gjithmonë ndezur, transmeton Telegrafi.
iPhone 14 Pro do të fillojë nga 999 dollarë (euro) dhe iPhone 14 Pro nga 1,099 dollarë (euro), raporton theverge.
Të dyja do të jenë në dispozicion për porositje paraprake më 9 shtator dhe në dyqane më 13 shtator.
Ndërkohë, iPhone 14 i fundit do të fillojë nga 799 dollarë (euro), njoftoi Apple, që është i njëjti çmim fillestar si iPhone 13 i vitit të kaluar, por me të gjitha veçoritë e reja.