×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rutte: Trump nuk mund të bëjë pa NATO-n

    FrontOnline
    14 Nëntor 2024

    NATO dhe SHBA do të jenë të pandarë. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte pas inspektimit të stërvitje të trupave të aleancës veri atlantike në Letoni. Mark Rutte tha se mezi pret të punojë me Presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, ndërsa paralajmëroi edhe një herë për rrezikun e madh të Koresë së Veriut për Japoninë, Europën dhe Indo-Paqësorin.

    “Donald Trump do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara dhe ai e di mirë se anëtarësimi në NATO është pjesë e mbrojtjes së SHBA-së. Shikoni se çfarë po ndodh në këtë moment, ushtarët e Koresë së Veriut, duke qenë aktivë në Rusi dhe duke ndihmuar Rusinë me përpjekjet e luftës kundër Ukrainës, po e paguajnë me anë të teknologjisë raketore e cila tani po dorëzohet në veri. Koreja është një kërcënim i drejtpërdrejtë jo vetëm për Evropën, por edhe për Japoninë, Korenë e Jugut dhe territorin e SHBA-së, kështu që ne jemi të lidhur në këtë proces”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

    Rutte kërkoi nga Putin që të shikonte videon e stërvitjes së trupave të NATO-s në Letoni ndërsa theksoi se, NATO është gati për çdo situatë.

    Sakaq, Ambasadori i Moskës në Kombet e Bashkuara, Genadi Gatilo tha se Rusia është e hapur për negociata për përfundimin e luftës në Ukrainë, nëse iniciohet nga presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, por çdo bisedim duhet të bazohet në realitetet e përparimeve ruse, tha ai.

    Trump ka kritikuar vazhdimisht shkallën e ndihmës perëndimore për Kievin dhe ka premtuar t’i japë fund konfliktit me shpejtësi, pa shpjeguar se si. Fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit ka nxitur shqetësime në Kiev dhe kryeqytete të tjera evropiane rreth shkallës së angazhimit të ardhshëm të SHBA-së për të ndihmuar Ukrainën./Express/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Bujar Nasufi është identiteti i 56-vjeçarit i cili u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë,...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.