×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rutte pesimist për arritjen e një marrëveshjeje për Fondin e Rimëkëmbjes

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Kryeministri holandez, Mark Rutte deklaroi sot para Dhomës së Ulët se ishte mjaft pesimist mbi mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje për planin europian të rimëkëmbjes, duke u treguar shumë i hapur për subvencionet.

    Subvencionet e Fondit të Rimëkëmbjes duhet të sjellin kushte shumë të rrepta, kjo është e vetmja mënyrë për t’i pranuar ato, theksoi kryeministri holandez, Mark Rutte gjatë një fjalimi në Parlamentin kombëtar.

    “Subvencionet mund të sigurohen vetëm nëse bëhen reforma serioze. Por unë nuk mendoj se kjo ide do të pranohet”, shtoi Rutte, raporton ATSh.

    “Përgjigjet e marra deri tani nga drejtuesit e tjerë të Bashkimit Europian nuk më bëjnë të shpresoj për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjatë samitit që do të zhvillohet të premten dhe të shtunën”, nënvizoi Rutte.

    Të hënën, kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh e pasigurtë që drejtuesit europianë të 27 vendeve të arrinin një marrëveshje këtë javë.

    “Rruga që kemi për të bërë është shumë e gjatë”, theksoi ajo përkrah kryeministrit italian, Giuseppe Conte.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Një sistem i fuqishëm stuhish ka shkaktuar kaos në SHBA, duke sjellë tornado, zjarre dhe erëra shkatërruese që kanë shkaktuar të paktën...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Forca të shumta të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të pajisura për të prishur protestën antiqeveritare të zhvilluar sot në...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Studentët, ata që kanë qenë organizatorë të protestave antiqeveritare në Serbi, e kanë shpallur të mbyllur protestën masive të sotme që u...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Qindra mijëra njerëz raportohet të jenë mbledhur në Sheshin Sllavija në qendër të Beogradit, mbrëmjen e së shtunës. Kërkesë kryesore e protestuesve...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, është fotografuar duke i vëzhguar protestuesit nga dritarja e ndërtesës së kësaj ministrie....
    Lajme15 Mars 2025
    Presidentit autoritar të Serbisë, Aleksandar Vuçiq kur i nevojiten përkrahësit ata i gjen edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Dhe...
    Lajme15 Mars 2025
    Eugen Cakolli nga DNV, ka reaguar për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga ana e KQZ-së, duke theksuar...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar sot se, sipas vlerësimeve policore, në protestat e studentëve në të gjitha lokacionet...
    Lajme15 Mars 2025
    Ushtarët italian të KFOR-it kanë zhvilluar një stërvitje intensive në helikopter me mjete kundër trazirave. Sipas njoftimit të KFOR-it, ky trajnim specifik...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.