Prokurorja Vilma Ruskovska, sot deklaroi se lënda “Perandoria” jo që nuk do të vjetrohet, por do të merr intensitet më të madh, duke aluduar në zgjerimin e hetimeve.
“Mund të them se hetimi për ‘Perandorinë’ do të intensifikohet. Në fund të shkurtit, e dini filloi kriza me pandeminë dhe nuk mund të merrnim në pyetje dëshmitarët. Jemi marrë vesh me koleget Gordana Smaqoska dhe Lile Stefanova që në periudhën e ardhshme të intensifikohet puna në këtë lëndë”, tha Ruskovska.
Rasti “Perandoria” është hapur për krim financiar kundër afaristit Jordan Kamçev dhe anëtarët e familjes së tij, ndërsa përfshihen edhe Sasho Mijallkov dhe Cvetan Pandelevski.
Këtë lëndë e hapi Prokuroria Speciale, ndërsa e udhëhiqte Lile Stefanova.