×
  • Opinione
  • Opinione

    Rusia në Ballkan dhe mësimet nga pësimi në Ukrainë

    FrontOnline
    25 Shkurt 2022

    Përtej një lufte ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, ky është rifillim i një konflikti ndërmjet ‘liberal-demokracisë perëndimore’ dhe asaj që vetë Putin ka dëshirë ta quaj ‘demokraci e menaxhuar’ me qëllimin e vetëm që të lëvizin kufijtë gjeopolitik në të mirë të ëndrrave të neo-sovjetikëve të cilët në Moskë ka kohë gatuhen me djallëzi dhe me ambicie për t’u ankoruar edhe në Ballkan.

    Prej dje, rendi ekzistues botëror, qysh se është ngjizur nga rrëzimi i Murit të Berlinit, nuk do të jetë më i njëjti. Agresioni i Federatës Ruse në Ukrainë, arsyetimi i Putinit pse e ka bërë këtë, reagimi i botës perëndimore, edhe hezitues edhe i pakoordinuar në njërën anë, dhe botës tjetër, si Kinës dhe Indisë, në anën tjetër, të cilat e përkrahin Rusinë (Kina këtë sulm nuk e kualifikon agresion) janë zhvillime të reja të cilat me patjetër do të ndikojnë në shumë dimensione në rendin ekzistues botëror.

    Më shumë se konflikt ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ky do të jetë konflikt ndërmjet ‘liberal-demokracisë perëndimore’ dhe asaj që vetë Putin ka dëshirë ta quaj si ‘demokraci e menaxhuar’. Agresioni rus në Ukrainë, në shumë dimensione i pashembullt që nga Lufta e Dytë Botërore, duket se është kapitull i ri regresiv në Evropë. Kjo ka gjasa të jetë epokë e re gjeopolitike që u determinua nga zhvillimet e shumta, jo vetëm politike, të grumbulluara jo rrallë pa hutueshëm që kur u përmbys komunizmi. Prej krejt kësaj, Evropa konkretisht BE, sidomos SHBA-ja, duhet të nxjerrin mësime se si t’ia bëjnë më tutje me ambicien tashmë të zbuluar neo-sovjetike të Federatës Ruse. Neo-sovjetikët me qendër në Moskë dhe me Putinin në krye, po fillojnë një rikthim të ëndërruar kaherë, tashmë të gatshëm ta përdorin edhe arsenalin e armëve, për t’i shtrirë tutje kufijtë e interesave gjeopolitik, e me aspiratën për të vazhduar hiç më pak se deri atje ku ishin kufijtë në kohën e BRSS-së.

    Për ne është vitale se çfarë do të ndodhë më tutje në Ballkan me këtë rirreshtim tashmë aktiv neo-sovjetik të Putinit i cili edhe pse ka filluar më herët se sa sulmi në Ukrainë.

    A do të ndryshoj Serbia pas kësaj çfarë po ndodhë në Ukrainë ? A do të vazhdoj ajo edhe më tutje të jetë edhe më e ndërlikuar me gjeopolitikën e saj të dyzuar, herë me Evropën herë me Rusinë, për të mbetur e tillë çfarë është, por për të përfituar edhe më shumë nga të dyja anët? A do të trimërohet Serbia për të qenë edhe më miqësore me Rusinë dhe më pak kooperuese për evropianët e sidomos në raport me SHBA-në, konkretisht me projektet e tyre që ja kanë servuar asaj? A do të vazhdoj BE-ja dhe SHBA-ja të njëjtën qasje ndaj Serbisë edhe më tutje, thjeshtë duke e marrë më të mirë me qëllimin e vetëm për ta futur në BE dhe për ta ndarë sa më shumë që është e mundur nga ndikimi rus?

    E vështirë për të dhënë përgjigje sot. Por, tashmë ka fakte për të konstatuar se Rusia (deri më tani edhe me përkrahjen e Kinës) është më e fortë se para dy – tre dekadave dhe ndikimi i saj në Ballkan mund të vazhdoj të forcohet. Këtë ajo më së shumti mund ta bëjë me ndihmën e Serbisë e cila tashmë po kthehet në një ‘Belorusi ballkanase’ që ndryshe e meriton të quhet ‘Crnarus i Ballkanit’.

    Nëse Serbia trimërohet nga e gjithë kjo që po ndodhë në Ukrainë, nëse pa dëgjueshmëria e sajë do të jetë edhe më e madhe në raport me ofertat e ndryshme për integrime në BE, nëse ajo do të refuzoj edhe me më arrogancë projektet e SHBA-së për zgjedhjen e problemeve me Kosovën, në Bosnje e besa edhe mbi çështje të tjera ekonomike, atëherë Perëndimi duhet me patjetër ta ndryshoj qasjen ndaj Serbisë.

    Thjeshtë, botës perëndimore i duhet formulë e re, sidomos BE -së dhe SHBA-së, për ta disiplinuar por edhe për ta gjunjëzuar kokëfortësinë anti-perëndimore të Serbisë e cila në një të ardhme shumë të afërt mund t’i kushtoj Ballkanit, por edhe krejt Evropës, me humbjen e sigurisë dhe paqes, për të cilën është investuar shumë dhe kohë të gjatë.

    Kjo qasje e re e perëndimorëve ndaj Serbisë nuk është e lehtë për t’u arritur në Ballkan, rajon ky i cili për shumë arsye historike, ka lavra pasive sovjetike, të cilat mund të aktivizohen nëse në rend të parë SHBA-ja nuk do të jenë më vigjilent dhe nuk do të vijnë me projekt më të sofistikuar për ta disiplinuar dhe dekontaminuar anti-uesternizmin e Serbisë në rajon.

    Ajo që mund të bëj, sidomos SHBA-ja në Ballkan, është t’i përafroj më shumë vendet ballkanike që janë pjesë e gjeopolitikës euroatlantike (por jo në NATO) e të cilat këtë nuk po mund ta bëjnë më shumë me asnjë projekt për shkak të mirëkuptimit të tepruar, sidomos BE-së e cila kohë të gjatë nuk bën kurrfarë përpjekje të sinqertë dhe përmbajtjesore për ta shkëputur Serbinë nga ndikimi rus.

    Është koha për të provuar kartën tjetër politike ndaj Serbisë. Tash e tre dekada qasje e perëndimorëve ndaj saj nuk po funksionon. Vonesa e mëtutjeshme, veçse mund ta forcojë kokëfortësinë e Serbisë dhe për rrjedhojë rrisin praninë e Rusisë në Ballkan, shtet ky i cili po forcohet dhe ka ambicie pushtuese në rajonin tonë.

     

     

    Nga Rubrika
    Opinione25 Nëntor 2024
    Shkruan: Ben Blushi 116 vjet më parë, në vitin 1908, aty nga ora 12 paradite, e datës 20 nëntor, që binte e...
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Të tjera
    Vip25 Nëntor 2024
    Diskutimi për Edin dhe Drilonin ka vazhduar edhe mes Gresës e Sarës. Gresa ka ngritur dilema, duke mos i besuar shumë Drilonit...
    Vip25 Nëntor 2024
    Sara ka diskutuar me Vullnetin situatën me Edin dhe Drilonin. Pasi u shfaq videoja ky dyshja flasin për Sarën dhe e ofendojnë,...
    Vip25 Nëntor 2024
    Gjesti ka biseduar me Vullnetin lidhur me situatën me Xhenetën. Ai i tha Vullnetit që është i prekur nga fjalët e saj,...
    Vip25 Nëntor 2024
    Gjesti ka vazhduar ta ngacmojë Xhenetën brenda shtëpisë së Big Brother. Ai i tha asaj se do të tregoj një sekret për...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax në Kanada, është takuar...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ryva Kajtazi sot ka humbur babain. Ajo në një postim në rrjete sociale ka njoftuar familjarët dhe miqtë e saj se babai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.