×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rusia e Kina mohojnë ndërhyrjen në zgjedhjet e SHBA-së

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Rusia dhe Kina i kanë hedhur poshtë akuzat e gjigantit teknologjik, “Microsoft”, se hakerë të lidhur me Moskën dhe Pekinin janë munduar të spiunonin njerëzit e fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, dhe asaj të rivalit të tij demokrat, Joe Biden.

    Këshilltarë të dy fushatave presidenciale po vlerësojnë rreziqet nga spiunët digjitalë anembanë botës, në kohën kur dy kandidatët kanë hyrë në fazën vendimtare të fushatës për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, transmeton KOHA shkrimin e Reuters.

    Raporti i “Microsoft”, ku përmendej edhe Irani, ka ardhur në kohën kur agjencia e lajmeve Reuters raportoi se firmat kryesore këshillimore të fushatës së Bidenit ishin paralajmëruar nga gjiganti kompjuterik se ishin shënjestruar nga hakerët rusë të mbështetur nga Qeveria e Rusisë. Rusia është akuzuar për ndërhyrje edhe në fushatën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

    Duke folur gjatë një konference të përbashkët për media në Moskë me homologun kinez, Vang Yi, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Rusia dhe Kina asnjëherë nuk janë përzier në zgjedhjet amerikane. Lavrov ka thënë se akuzat amerikane ishin “të pabaza”.

    “Rusia nuk është përzier, nuk po përzihet dhe nuk synon të përzihet në çështjet e brendshme të askujt, ose në proceset zgjedhore të askujt”, ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, para gazetarëve të premten.

    Kompania e teknologjisë tha se veprimet e raportuara duket se janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të sulmuar fushatat në SHBA dhe grupet e lidhura me to, përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

    “Ajo që kemi parë është në përputhje me modelet e mëparshme të sulmeve që kishin në shënjestër jo vetëm kandidatët dhe stafin e fushatës, por edhe ata që i këshillojnë për çështjet kryesore”, tha Tom Burt, nënkryetar i “Microsoftit”, në një blog të postuar online.

    “Këto aktivitete nxjerrin në pah nevojën që njerëzit dhe organizatat e përfshira në procesin politik të përfitojnë nga mjetet e sigurisë falas dhe me kosto të ulët, për të mbrojtur veten, derisa i afrohemi ditës së zgjedhjeve”, tha Burt.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Të paktën tre persona kanë humbur jetën në një aksident autobusi në Norvegji, ku edhe katër të tjerë janë në gjendje të...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    NATO tha të premten se do të rrisë praninë e saj në Detin Baltik, pas dyshimeve për dëmtim të një kablloje elektrike...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri ka konfirmuar se dhe shteti shqiptar është prekur nga “Murtaja Afrikane e Derrave”. Sipas...
    Të tjera
    Vip27 Dhjetor 2024
    Laurenti, Sara dhe Driloni kanë qëndruar në oborr teksa bisedonin për eliminimin e sontëm në Big Brother VIP Kosova 3. Laurenti u...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Në një prononcim për FrontOnline, infektologu Hamdi Ramadani, thotë se Lija e Majmunëve është një sëmundje infektive që buron nga majmunët. ‘’Lija...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    NATO tha të premten se do të rrisë praninë e saj në Detin Baltik, pas dyshimeve për dëmtim të një kablloje elektrike...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kosova ka konfirmuar sot rastin e parë të “Lijës së Majmunit”, një sëmundje infektive shumë e rrallë në Evropë. Instituti Kombëtar i...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Telekomi i Kosovës, ka reaguar për shkrimin me titull “Sot u vendos nga Murati në krye të inteligjencës financiare, por Rraci e...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri ka konfirmuar se dhe shteti shqiptar është prekur nga “Murtaja Afrikane e Derrave”. Sipas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.