Qeveria e Rusisë ka nisur pesë aeroplanë me ndihma mjekësore dhe një ekip me mjekë për në Liban për ta ndihmuar këtë vend pas shpërthimit të djeshëm.
Kështu ka thënë të martën ministri rus i Situatave Emergjente, Yevgeny Zinichev për agjencinë e lajmeve Tass.
Ministri poashtu do ta dërgojë një ekip të trajnuar për kërkime dhe operacione shpëtimi bashkë edhe me një ekip për identifikimin e rasteve me COVID-19.
Libani ka regjistruar mbi 5.000 raste me virusin korona, përfshirë 65 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.