Numri i të diagnostikuarve me COVID-19 deri më tani në Rusi është 569.063, ndërsa ai i të vdekurve është 7.841.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 7.972 raste të reja me virusin.
Ndërkaq, bilanci ditor i të vdekurve është rritur për 181, gjersa numri i të shëruarve ka shkuar në 324.406, me 10.443 të shëruar në 24 orët e fundit.
Siç njoftohet, rastet e sotme ditore kanë shënuar rritje për 1,4 për qind, ndërsa 32,7 e rasteve të reja nuk kanë shfaqur simptoma.
Në Moskë, ku autoritetet kanë lehtësuar masat kufizuese, janë regjistruar 1.136 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 211.921, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 3.531, me 48 viktima të reja.
Nga ana tjetër, Shërbimi për Shëndetin Publik dhe të Drejtat e Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në rusi janë kryer mbi 16,3 milionë teste.
Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars. Autoritetet filluan të zbatojnë masat parandaluese nga fundi i muajit mars.
Nga 9 qershori, në Moskë u hoq kufizimi i lëvizjes që kishte hyrë në fuqi më 30 mars.