Gjuha:
×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Rukiqi: Qeveria është shkëputur nga realiteti, po rëndohet xhepi i qytetarëve

    FrontOnline
    20 Maj 2023

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, e ka vlerësuar si të rëndë gjendjen ekonomike në vend.

    Sipas tij, me mosveprimet e Qeverisë, po vazhdon të rëndohet xhepi i qytetarëve.

    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) konsideron se qytetarët janë në gjendje më të vështirë se sa para dy vitesh.

    Goditje të madhe, sipas Rukiqit po i jep edhe inflacioni i lartë dhe ngritja e çmimeve. Për këto të dyja, sipas Rukiqit do të duhej të ishte alarm për Qeverinë e Kosovës.

    “Për të reaguar duhet me pranuar që ke një krizë. Nëse sot e pyet një qytetar se a qëndron më mirë sa i përket mirëqenies sa i përket përballimit të kostos së jetës në raport me para dy viteve, secili sigurisht se ka me u përgjigj që është në gjendje shumë më të vështirë dhe shumë më të rëndë ekonomike edhe normalisht se do duhej të ishte një lloj alarmi për Qeverinë për të vepruar”, u shpreh Rukiqi, teksa thotë se ekzekutivi nuk po e pranon që ka krizë ekonomike.

    “Kur një Qeveri e merr pushtetin, e ka për detyrë të kujdeset që jetesa e qytetarëve të jetë më e mirë, që qytetarët të kenë mundësi të përballojnë kostot e jetesës dhe fatkeqësisht Qeveria nuk e pranon që ka një krizë ekonomike në vendin tonë e cila nuk është në tërë dimensionin e krizës ekonomike mirëpo është e pjesshme dhe është në një pikë të ndjeshme, për shkak se preket drejtpërdrejt xhepi i qytetarëve dhe që është kjo rritja e vazhdueshme e rritjes së çmimeve në dy vitet e fundit, një inflacion që nuk e ka parë vendi dhe në të njëjtën kohë një mosveprim që nuk e ka parë vendi”, thotë Rukiqi, për EO.

    Teksa ka folur për platformën “Superpuna”, Rukiqi e vlerëson si joreale, pasi thotë se krijimi i vendeve të punës mund të bëhet edhe pa subvencione në periudha të caktuara.

    Rukiqi thotë se Qeveria Kurti është “shkëputur me realitetin”.

    “Në rrethana normale për një periudhë të caktuar edhe pa subvencione mund të hapen një numër i tillë i vendeve të punës, pra kur na flet Qeveria, unë kam përshtypjen se janë shkëputur me realitetin dhe ishte dëshmia e raportit të Bankës Botërore për dekadën e fundit që vlerësoi çdo element sa i përket avancimit ekonomik të Kosovës në pikat kyçe, përfshirë edhe GDP për kokë banori”.

    “Pra shihet se sot Kosova ka bërë atë progres në dekadën e fundit dhe kur na vijnë këto paraqitje të Qeverisë me platforma si ‘Superpuna’, përshtypja ime është që kjo Qeveri ka një shkëputje me realitetin, edhe në të kaluarën edhe në të tashmen”, thotë Rukiqi.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme03 Qershor 2023
    Kreu i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut që është duke kryesuar edhe me presidencën e OSBE-së, Bujar Osmani ka bërë të ditur...
    Lajme03 Qershor 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur sot konferencë për medie në selinë e partisë në këtë...
    Lajme03 Qershor 2023
    Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovksi, ka thënë këtë të shtune se marrëdhëniet pozitive ndërmjet Kosovës dhe...
    Të tjera
    Lajme03 Qershor 2023
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, e ka cilësuar si shumë të qartë deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep...
    Lajme03 Qershor 2023
    Bashkimi Evropian ka kërkuar të shtunën që Kosova t'i pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të objekteve komunale në veri të Kosovës,...
    Vip03 Qershor 2023
    Kylie Jenner po kalon një kohë argëtuese në vilën luksoze të aktorit të njohur, Timothee Chalamet. Fotot e paparacëve tregojnë çiftin duke...
    Lajme03 Qershor 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se vetëm pas zgjedhjeve të reja në veri të vendit mund të ketë kryetarë të...
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Tre ushtarë izraelitë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga një person i armatosur pranë kufirit me Egjiptin, sipas një...
    Lajme03 Qershor 2023
    Janë arrestuar dy person në Pejë, pasi dyshohet për vjedhje në një market. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se pas...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.