×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    OEK: Kosova e ka shansin e fundit për tërheqjen e investimeve të huaja

    FrontOnline
    16 Qershor 2021

    Tërheqja e investimeve të huaja mbetet faktor i rëndësishëm për të pasur një zhvillim më të hovshëm ekonomik.

    Kosova dhe Ballkani Perëndimor mbeten destinacioni kryesor për investime të huaja strategjike në dhjetë vitet e fundit.

    Kështu është thënë sot gjatë prezantimit të studimit “Të bëhemi më të fortë pas COVID-19: Shfrytëzimi i Potencialit të Afërsisë Gjeografike për Investime të Huaja Direkte në Ballkanin Perëndimor”, nga Oda Ekonomike e Kosovës.

    Sipas këtij raporti del se Ballkani Perëndimorë ka potencial për tërheqjen e investimeve të huaja, por që kërkohet të plotësohen disa kushte, siç janë stabiliteti politik, reformat në politikat fiskale dhe kualifikimi i fuqisë punëtore.

    Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi theksoi se Kosova e ka shansin e fundit për tërheqjen e investimeve të huaja sidomos atyre nga Gjermania.

    “Kosova e ka shansin e fundit të tërheq investime të rëndësishme edhe të krijoj vende pune nga këto investime. Normalisht kjo pastaj lidhet me politikat që ne do t’i kemi dhe cilat do t’i zbatojmë. Për ketë janë edhe një varg rekomandimesh të cilat na ndihmojnë me kuptuar më mirë që nëse kemi synim të shndërrohemi vend destinues për investime të huaja direkte me shfrytëzuar këtë faktorin e afërsisë gjeografike. Në radhë të parë është përmirësimi i cilësisë të fuqisë punëtore. Ky është elementi kyç pse një kompani investon në një vend. Pra, është arsimi është faktori i parë të cilin e kanë konsideruar kompanitë të cilat janë pyetur ato që janë investitor dhe ato që mund të jenë investitor. Kryesisht janë kompani gjermane, për shkak se Gjermania është investitor kryesor. Arsyeja pse këto kompani po zhvendosen drejt vendeve të tjera dhe po e lënë një vend ndoshta me siguri më të madhe juridike dhe shkojnë në një vend tjetër, është fuqia punëtore. Pra, është një diçka që edhe neve duhet me na ‘ndezë alarmin’ për ndryshime radikale për edukimin e fuqisë punëtore, e cila po na del e pa shkathtë”, theksoi Rukiqi.

    Kreu i OEK-ut tha po ashtu se bashkëpunimi rajonal për treg të përbashkët, ofron mundësi edhe më të mëdha për tërheqjen e investitorëve serioz ndërkombëtar.

    “Ballkani ka potencialin që të jetë destinacion i rëndësishëm i investimeve në dhjetë vitet e ardhshme. Por, për këtë lidhen edhe shumë faktor të tjerë, nuk mjafton vetëm fakti që ka afërsi gjeografike me tregje të rëndësishme të vendeve të zhvilluara. Po ashtu kjo mundësi lidhet edhe me stabilitetin politik, me sigurinë juridike, por edhe me bashkëpunimin rajonal. Jo rastësisht tani kanë filluar të diskutohet temat për mundësinë e tregut të të përbashkët, i cili do të akomodonte investime më të mëdha, ku pastaj këto investimeve do të mundësonin për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e eksportit drejt tregjeve të treta. Kjo konfirmohet edhe brenda këtij studimi”, u shpreh Rukiqi.

    Sipas këtij, studimi element tjetër për tërheqjen e investimeve është edhe bashkëpunimi i kompanive vendore me kompanitë ndërkombëtare.

     

    Fatkeqësisht në dhjetë vitet e fundit 2.7 miliardë euro investime të huaja ose 270 milionë euro në vit, që është një shifër jo e madhe.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës mbajti një tubim elektoral në Shtabin Zonal Topliqan-Jetë e Re dhe Grackë e Vogël, ku morën pjesë kryetari...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan mbajti sot një takim të rëndësishëm elektoral në Shtabin Zonal Zgjedhor Banullë-Qallapek, ku u...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.