×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes

    Rukiqi: Buxheti s’është shtylla kryesore e zhvillimit – s’ka krizë ekonomike, veç rritje çmimesh

    FrontOnline
    28 Nëntor 2021

    Kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë (OEK), Berat Rukiqi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë buxheti është instrumente për të funksionuar shtetit, mirëpo nuk shtylla kryesore e zhvillimit.

    Ndonëse buxheti i miratuar të enjten për vitin e ardhshëm prej 2.7 miliardë euro, po konsiderohet me i larti, për Rukiqin duhet të punohet në projekte konkrete.

    Madje, ai tha se janë disa projekte të rëndësishme që janë planifikuar për vitin 2022 pasi që vitet e fundit ka pasur ngecje në implementimin e investimeve kapitale.

    “Buxhetet janë instrumente për të funksionuar shtetit, shërbimet kryesore për të cilat shteti duhet të garantojë për qytetarët e vet por nuk janë instrumente zhvillimore. Mund të nxisë zhvillimin mirëpo nuk janë shtylla kryesore e zhvillimit”.

    “Ne duhet të presim  zhvillim nga investime private nga  rritja e eksportit. Kjo është ajo pjesa ku ne mund ta projektojmë zhvillimin. prandaj nuk i shoh buxhetet si diçka që mund të garantojnë apo të mos garantojnë zhvillim”.

    “Ne çka duam për të parë te buxheti një efikasitet në implementimin e investimeve kapitale. Janë disa projekte të rëndësishme që janë planifikuar për vitin 2022, por çka kemi parë në vitet e fundit kemi parë ngecje në implementimin e investimeve kapitale dhe këto pastaj krijojnë probleme për zhvillimin e vendit pasi që infrastruktura që parashihet me një pjesë të investimeve kapitale pastaj pjesa që lidhet me edukimin dhe përkrahjen e bizneseve e gjithashtu janë me rëndësi që të implementohen shpejt dhe të ofrojmë mjete buxhetore në fund të vitit”, tha Rukiqi.

    Rukiqi theksoi se nuk ka krizë ekonomike, por të ngritjes së çmimeve duke shtuar se duhet të ketë një transformim në tërësi në ekonomia.

    “Nuk është konstatua që ka një krizë ekonomike përveç që ka krizë të ngritjes së çmimeve. Kështu që ne duhet me pa mundësinë se qysh me transformua ekonominë në tërësi”.

    “…mbi këtë bazë kërkesat tona janë gjithmonë të lidhura me reforma në sistemin arsimor pastaj një strategji e energjisë që garanton furnizim të rregullt me energji për dekadat që po vijnë, që mundëson tranzicion energjetik, pastaj digjitalizim më të madh të ekonomisë dhe një reformë të sundimit të ligjit. Këto do të duhej të ishin fushat kryesore të qeverisjes në vend”, tha ai.

    Mes tjerash, ai tha se energjia elektrike është pesë herë më e shtrenjtë sesa ajo që është planifikuar në tarifa.

    “Duket që është e pashmangshme që do të ketë rritje të çmimeve të energjisë elektrike. Tashmë është 5 herë më e shtrenjtë sesa ajo që është planifikuar në tarifa. Pavarësisht thirrjeve për kursim edhe për me qenë më efiçient kjo nuk është lehtë e arritshme”.

    “Kështu që në reflektimin tarifor të vitit të ardhshëm me gjasë është e pashmangshme rritja e energjisë elektrike dhe kjo normalisht që krijon ndikim sidomos te prodhuesit të cilët do të kenë rritje të kostos së prodhimit dhe rrjedhimisht do të jenë edhe më pak konkurrues”.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.