Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, është shprehur se kjo komunë do të vazhdojë të mbetet bastion i kësa partie edhe për vite tjera me radhë.
Edhe pse zgjedhejt për të parin e Komunës së Podujevës ende s’janë shpallur, kandidati i kësaj partie për kryetar të kësaj komune, Nexhmi Rudari ka paralajmëruar se LDK padyshim se do t’i fitojë edhe këto zgjedhje.
“Për mbajtjen e zgjedhjeve në Komunën e Podujevës vendosin Presidenti, KQZ-ja pas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Nuk kam ndonjë informatë se a do ketë tash. Ne kemi qenë gatshëm edhe atëherë. tash dhe kurdo që të shpallen. Fitorja jonë s’do të diskutohet, pasi në Podujevë dihet se LDK-ja do t’i fitojë dhe do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë për të qeverisur, sepse ka bërë punë të mira në dobi të qytetarëve dhe ata nuk kanë nevojë t’i provojnë aventurat me këtë pjesë të padëshmuar dhe të pa sprovuar”, thotë Nexhmi Rudari.
Edhe dy kandidatët tjerë, Shpejtim Bulliqi (VV) dhe Naim Fetahu (PDK), janë shprehur se partia e tyre do të dalë fituese në këto zgjedhje.