KUR”Prishtina” sh.a. thotë se mision e ka furnizimin me ujë të pijshëm me standardet e OBSH-së, maksimalizimin e kohës së furnizimit, largimin e ujërave të ndotura, si dhe mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit të ujit të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit.
Ujësjellësi njofton se për shkak të reshjeve të shiut ditëve të fundit, ka pasë një ngritje të lehtë të nivelit të ujit në dy liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badoci.
“Me këtë rast, për shkak të reshjeve të dendura atmosferike është tutbulluar uji në liqene, andaj tash për tash jemi të detyruar të punojmë me kapacitete optimale në fabrikat e trajtimit , për të ruajtur cilësinë e ujit të pijshëm. Kjo situatë do të tejkalohet shumë shpejtë. Ofrimi i shërbimeve cilësore dhe rritja e qëndrueshmërisë financiare të kompanisë është synimi ynë aktual dhe i së ardhmes”, ka njoftuar Ujësjellësi.