×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rryma e serbëve në veri, Kosovës i kushtoi mbi 63 milionë euro në vitin 2022

    FrontOnline
    24 Shkurt 2023

    Rryma e shpenzuar nga serbët në veri në vitin 2022, i ka kushtuar buxhetit të Kosovës plotë 63.2 milionë euro.

    Këtë e kanë bërë të ditur për Front Online nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektirke në Kosovë (KOSTT).

    Sipas saj, në mungesë të buxhetit, për mbulimin e humbjeve nga energjia e konsumuar në pjesën veriore të Kosovës energjia elektrike tërhiqet në formë të devijimeve nga Sistemi Elektroenergjetik i Evropës Kontinentale.

    “Obligimet financiare të KOSTT për humbjet e shkaktuara në pjesën veriore të vendit për muajt janar- dhjetor 2022 ishin rreth €63.2 milion. Në mungesë të buxhetit për mbulimin e humbjeve nga energjia elektrike e shfrytëzuar por jo e paguar në pjesën veriore të Kosovës, për mbulimin e këtij konsumi energjia elektrike tërhiqet në formë të devijimeve nga Sistemi Elektroenergjetik i Evropës Kontinentale”, thuhet në përgjigjen e KOSTT.

     

    Serbët vazhdojnë të mos e paguajnë rrymën në veri, vetëm në janar shpenzuan afër 4.5 milionë euro

     

    Ndërsa, brenda muajit të parë të vitit 2023, sipas KOSTT-it, humbjet nga mospagesa e rrymës në atë pjesë të Republikës së Kosovës janë 4.5 milionë euro

    “Vlera e humbjeve nga energjia e konsumuar dhe jo e paguar në pjesën veriore të Kosovës vetëm për periudhën janar 2023, llogaritet të jetë afër €4.5milion”, thonë nga KOSTT për Front Online.

    Front Online ka pyetur sa i përket shtrenjtimit të tarifave të energjisë, në përgjigjen e tyre thuhet se do të bëhet në bashkëpunim me Zyrën e Rregullatorit për Energji.

    “Për të përmbushur përgjegjësitë për krijimin e kushteve për sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe operimin e sigurt dhe të besueshëm të sistemit të transmetimit përveç tjerash, KOSTT sikurse të gjitha kompanitë e tjera të rregulluara të sektorit të energjisë siguron operimin nga të hyrat e lejuara maksimale sipas aprovimit nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, prandaj është i domosdoshëm reflektimi i të gjitha kostove në të hyrat e lejuara. Kostot e operimit të sistemit të transmetimit e përbejnë vetëm një pjesë të vogël të kostos totale e cila bartet tek konsumatori”, thuhet në përgjigjen e KOSTT për Front Online.

    Kosova dhe Serbia kanë arritur një dakordim për zbatimin për marrëveshjen e energjisë të vitit 2013.

    Ky dakordim parashihte një kalendar 100 ditor, deri tek faturimi i konsumatorëve në veri.

    Por edhe pas kanë kaluar tash e sa muaj, faturimi nuk ka filluar, sepse nuk janë zbatuar shumë nga pikat e këtij udhërrëfyesi.

    Qytetarët e komunave, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar tash e dy dekada.

    Që nga viti 2017 e deri më sot, konsumi i energjisë elektrike në komunat në veri të Kosovës është paguar nga Qeveria e Kosovës dhe nga KOSTT-i./Front Online/

     

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës mbajti një tubim elektoral në Shtabin Zonal Topliqan-Jetë e Re dhe Grackë e Vogël, ku morën pjesë kryetari...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan mbajti sot një takim të rëndësishëm elektoral në Shtabin Zonal Zgjedhor Banullë-Qallapek, ku u...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.