×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrustemi: Qytetarët nuk do ta lejojnë formimin e një Qeverie të re

    FrontOnline
    18 Prill 2020

    Zyrtari i lëvizjes Vetëvendosje Andan Rrustemi ka komentuar aktgjykimet e Kushtetutës së Kosovës për të cilat thotë se në rast se ndodh mocioni i mosbesimit, sipas tij duke ju referuar neneve kushtetuese, vendi duhet të shkoj në zgjedhje, shkruan Front Online.

    Rrustemi ka deklaruar se është përmbysje e rendit kushtetues nëse pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë, formohet Qeveri kundër vullnetit të votuesve.

    Në llogarinë e tij në Facebook ndër tjera ai ka shkruar se një qeveri e re nuk do të lejohet nga qytetarët e Kosovës.

    “Pas kësaj nuk do të kishte kuptim Kushtetuta, nuk do të kishin vlerë zgjedhjet dhe nuk do të kishte përmbajtje demokracia. Prandaj nuk mund të ndodhë, nuk duhet dhe nuk do të lejohet nga qytetarët”, ka shkruari Rrustemi.

    Postimi i plotë i Rrustemit:

    Kjo Kushtetutë dhe aktgjykimi i GJK-së kanë përcaktuar kushtet dhe proceduren e zgjedhjes së Qeverisë mbi kriterin mbizotërues dhe të pakapërcyeshëm të rezultatit të zgjedhjeve. Kurdo kur ky kriter bije përmes mocionit ose pamundësohet, procesi duhet të rikthehet tek qytetarët, pra te zgjedhjet.

    Çfarëdo tendence për të ndryshuar rregullat e lojës në mes e në mënyrë antikushtetuese, duke krijuar qeveri kundër vullnetit të votuesve e përkundër vullnetit të shumicës, pa partinë fituese e përkundër saj, është përmbysje e rendit kushtetues, rrënim i vlerave e parimeve demokratike dhe përpjekje për të përvetësuar autorizime që nuk u takojnë e absolitizuar pushtetin. Një gjë e tillë është e papranueshme dhe do të kishte pasoja të parikuperueshme për Kosovën, demokracinë dhe shtetin e së drejtës, por para së gjithash për ata që duan ta kontrabandojnë atë.

    Pas kësaj nuk do të kishte kuptim Kushtetuta, nuk do të kishin vlerë zgjedhjet dhe nuk do të kishte përmbajtje demokracia. Prandaj nuk mund të ndodhë, nuk duhet dhe nuk do të lejohet nga qytetarët.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.