×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrustemi i VV-së: Presidenti po tenton ta mashtrojë Gjykatën Kushtetuese

    FrontOnline
    12 Maj 2020

    Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi thotë se Presidenti po tenton ta mashtrojë Gjykatën Kushtetuese, raporton Front Online.

    Në një postim në Facebook ai ka shkruar se Thaçi përmes komenteve të dërguara në Gjykatën Kushtetuese po tenton ta bëjë kë mashtrim.

    “Në komentet që ka dërguar Presidenti në Gjykatën Kushtetuese, i vetëdijshëm për shkeljen e rëndë të Kushtetutës, përpiqet ta mashtrojë Gjykatën me të pavërteta. Në faqen 28 të komenteve, Presidenti ka thënë të pavërteta për mocionin e vitit 2017, kur shkruan se “në rrjedhë të mocionit të mosbesimit, Kuvendi mori vendim për shpërndarjen e tij”. Vazhdon mashtrimin, duke thënë se gjeni të bashkëngjitur vendimin e Kuvendit për shpërndarjen e legjislaturës dhe njoftimin e Kryetarit të Kuvendit për shpërndarjen e Kuvendit”, ka shkruar ai.

    Rrustemi ka publikuar dokumente që sipas tij, e vërtetojnë këtë mashtrim.

    Postimi i plotë i Rrustemit:

    Presidenti tenton ta mashtrojë Gjykatën Kushtetuese

    Në komentet që ka dërguar Presidenti në Gjykatën Kushtetuese, i vetëdijshëm për shkeljen e rëndë të Kushtetutës, përpiqet ta mashtrojë Gjykatën me të pavërteta.

    Në faqen 28 të komenteve, Presidenti ka thënë të pavërteta për mocionin e vitit 2017, kur shkruan se “në rrjedhë të mocionit të mosbesimit, Kuvendi mori vendim për shpërndarjen e tij”. Vazhdon mashtrimin, duke thënë se gjeni të bashkëngjitur vendimin e Kuvendit për shpërndarjen e legjislaturës dhe njoftimin e Kryetarit të Kuvendit për shpërndarjen e Kuvendit.

    Ndërsa, kur shikon dokumentet, është e qartë se as situata dhe as dokumentet nuk dallojnë nga mocioni i këtij viti. Krejt çka i ishte ofuar më 2017, është ofruar edhe tash. Vendimi dhe njoftimi për votimin e mocionit, në bazë të të cilave Presidenti kishte shpërndarë Kuvendin dhe kishte caktuar datën e zgjedhjeve.

    Shikoni dokumentet.

    https://www.facebook.com/adnan.rrustemi.92/posts/10157060314570095

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.