×
  • Lajme
  • Lajme

    Rruga Thumanë-Kashar nga sot me pagesë, bëhen publike tarifat për të gjitha llojet e automjeteve

    FrontOnline
    04 Janar 2025

    Automjetet që do të zgjedhin kalimin në këtë aks do të paguajnë një tarifë sipas kategorisë ku bëjnë pjesë duke nisur nga 2.5 euro (me TVSH) për automjetet e thjeshta.

    Kompania koncesionare G2Infra njoftoi pak javë më parë se kjo rrugë që është pjesë e korridorit Blu do të hyjë në regjimin e pagesës ashtu sikurse është parashikuar qysh në fillesat e saj dhe në marrëveshjen e koncesionit që ajo ka me shtetin shqiptar.

    Tarifat sipas mjetit

    Kompania koncesionare ka sqaruar për Monitor se tarifat që do të aplikohen do t’i referohen kursit të Bankës së Shqipërisë për konvertimin nga euro në lekë. Ndërkohë tarifat do të diferencohen sipas kategorisë së mjetit.

    Kategoria 1:

    o Motocikletat
    o Paguajnë 70% të vlerës bazë prej 2.5 Euro.
    o Tarifa përfundimtare: 1.75 Euro (rrumbullakosur në 1.8 Euro) ose 170 Lekë (sipas kursit EUR/ALL 1:98).

    B. Kategoria 2:
    o Autoveturat (tarifa bazë)
    o Tarifa bazë: 2.5 Euro me TVSH.
    o Konvertuar në Lekë: 250 Lekë (me kursin EUR/ALL 1:98).

    C. Kategoria 3:
    o Mjete me 2-3 akse dhe lartësi mbi 2.2 metra
    o Paguajnë 250% të vlerës bazë.
    o Tarifa përfundimtare: 6.25 Euro (rrumbullakosur në 6.3 Euro) ose 620 Lekë (sipas kursit EUR/ALL 1:98).

    D. Kategoria 4:
    o Mjete me 4 ose më shumë akse
    o Paguajnë 350% të vlerës bazë.
    o Tarifa përfundimtare: 8.75 Euro (rrumbullakosur në 8.8 Euro) ose 870 Lekë (sipas kursit EUR/ALL 1:98).

    Koncesioni i rrugës

    Rruga Thumanë-Kashar u hap për qarkullim në 30 qershor 2024 dhe është një autostradë 21 kilometra. Kjo rrugë u ndërtua nga kompania private mbajtëse e koncesionit 35 vjeçar dhe me një kosto 271 milionë euro sikurse u deklarua gjatë ceremonisë së çeljes pak muaj më parë.

    Kontrata me Gener 2 dhe G2 Infra që janë mbajtëse të koncesionit përllogarit që gjatë 35 viteve plani i të ardhurave të jenë rreth 1.3 miliardë lekë pa TVSH.

    Një element tjetër i kontratës është ai lidhur me garantimin e të ardhurave bazë që do të vijnë nga operimi i rrugës. Shteti merr përsipër që në 8 vitet e para të nisjes së operimit nëse nuk arrihet plani bazë të ofrojë mbështetje.

    Kështu në vitin e parë plani bazë i të ardhurave për operim dhe mirëmbajtje është 26.85 milionë euro ndërkohë që shteti do të garantojë 8 milionë euro, në vitin e dytë që përkon me vitin 2025 plani bazë i të ardhurave është 25.58 milionë euro dhe garancia e shtetit ulet në 5.6 milionë euro.

    Në vitin e tretë të operimit plani i të ardhurave është 25.10 ndërkohë që nëse nuk arrihet ky plan garancia e shtetit është për 3.92 milionë euro. Vit pas viti plani i të ardhurave ndryshon duke shkuar në 63.15 milionë euro në vitin 2055 teksa mbështetja e shtetit ndalet në vitin 2031 kur garancia e parashikuar është 360 mijë euro./Panorama.

     

    Nga Rubrika
    Lajme06 Janar 2025
    Pritjet po vijojnë të jenë të gjata në pikat kufitare për të dalë nga Kosova. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për...
    Lajme06 Janar 2025
    Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter ka ndodhur mesditën e së hënës me qendër në zonën detare pranë Ilias. Sipas...
    Lajme06 Janar 2025
    Kryetari dhe njëherit kandidati i LDK`së për kryeministër Lumir Abdixhiku ka reaguar pas hedhjes së shortit të partive politike për 9 shkurt....
    Të tjera
    Lajme06 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka reaguar pas hedhjes së shortit nga KQZ për numrat e partive politike....
    Front TV06 Janar 2025
    Gripi ka mbërthyer edhe Kosovën. Qendrat e Mjekësisë Familjare po vërshohen nga pacientët për kontrolle. Ndonëse, ky grip llogaritet më i vrazhdë,...
    Sport06 Janar 2025
    Sigal Prishtina po tregohet mjaft aktive në këtë fillim të vitit të ri. Bardhekaltrit dje e rikthyen basketbollistin amerikan Donte Clarc, ndërsa...
    Vip06 Janar 2025
    Tayna po “shpërthen” me postime në rrjetet sociale. Së fundmi bukuroshja ka mahnitur mijëra ndjekës me anë të një fotografie në “Instastory”....
    Lajme06 Janar 2025
    Zv/ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, e ka akuzuar KQZ-në se ka bërë shkelje të Ligjit. Sipas tij, VV-ja është ankuar në PZAP...
    Lajme06 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kryetari i KQZ-së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.