Dhjetë fëmijë në Arua, Uganda, kanë vdekur pasi i ka goditur rrufeja derisa ishin duke luajtur futboll.
Shiu i fortë e furtuna i detyroi ata të futen nën një strehë, derisa ishin bërë tërë ujë duke luajtur.
Rrufeja e goditi strehën e hekurt e aty vdiqën 10 fëmijët. Nëntë fëmijë të moshave 13-15 vjeçe vdiqën menjëherë e njëri prej tyre rrugës tek po dërgohej në spital, njofton BBC.
Tre fëmijë tjerë që ishin me ta kanë mbijetuar dhe janë duke marrë trajtim në spitalin rajonal të Ugandas.