Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Shtime – Prizren, ku një kamion është rrokullisur.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli dha detaje për Front Online.
Ai tha se të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
“Sot rreth orës 15:05 kemi pranuar një informatë se në rrugën transitore në Shtime ka ndodhur një akident , i përfshirë vetëm një automjet trasportues. Veç dëmeve të shkaktuara në kamion, lëndime trupore kanë pësuar shoferi dhe pasagjeri, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në qendrën e mjekësisë familjare në Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në QKUK- Prishtinë. Njësia e hetimeve të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes”, njoftoi Veseli.