×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritje të  pagave e pensioneve/ ‘’Rrush’’ me premtime të partive politike, Kosova sot nis fushatën zgjedhore

    FrontOnline
    11 Janar 2025

    Kosova edhe zyrtarisht ka hyrë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet, të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025.

    Partitë politike tashmë kanë filluar të njoftojnë për programet e tyre që lidhën me ekonominë, çështjet e brendshme, ato të jashtme, për tema që prekin interesin qytetar social, shëndetësor, kulturor e po ashtu edhe atij të sportit.

    Partitë opozitare, tashmë kanë filluar t’i shfaqin programet e tyre, duke premtuar disa prej tyre rritje të pagave, rritje të koeficientit të pagës, mirëqenie për familjet (gratë dhe fëmijët), për kushte me të mira në punë dhe shëndetësi.

    Po ashtu, partitë kanë shfaqur programet e tyre edhe mbi projektet kapitale që do i bëjnë me ardhjen e tyre në pushtet.

     

    Arifi: Partitë do të duhej ta kishin një strategji për politikën e jashtme

    Njohësi i politikës së jashtme, Dritëro Arifi,për FrontOnline ka komentuar premtimet e partive politike lidhur me diplomacinë e Kosovës, duke theksuar se ato nuk kanë shumë peshë në ndryshimin e përmbajtjes.

    ‘’Këto premtimet e pozitës dhe opozitës, nuk kanë shumë peshë se çka mund të ndryshojnë në përmbajtje’’ thotë ai.

    Sipas Arifit, shteti i Kosovës ka nevojë për një strategji për politikën e jashtme, që duhet të përmirësohet nga çdo qeveri që vjen në pushtet..

    ‘’Shteti i Kosovës do të duhej të kishte një strategji për politikën e jashtme dhe diplomacinë. Çdo qeveri që do të vijë në pushtet duhet të përmirësojë politikën e jashtme, por nëse nisemi nga e para, mund të përballemi me regres, jo progres,” ka thënë Arifi.

    Ai ka theksuar gjithashtu  se vendet e vogla si Kosova duhet të  koordinohen për politikë të jashtme me vendet e mëdha.

    ‘’Çështja e politikës së jashtme e vendeve të vogla duhet të jetë në koordinim me vendet e mëdha’’, përfundoi ai.

     

    Njohësi i ekonomisë: Partitë u fokusuan tek rritja e pagave, por jo tek projektet kapitale – E pamundur rritja e premtuar

    Njohësi i ekonomisë, Imer Raci, për FrontOnline ka folur lidhur me premtimet e partive politike për rritje të pagave, duke theksuar se një rritje masive e pagave është e pamundur për shkak të kufizimeve buxhetore.

    Sipas Racit, nuk është realiste të dërgohet 50% e buxhetit të vendit në paga, pasi buxheti për paga deri tani ka qenë 32-33% e buxhetit të përgjithshëm.

    “Shumë rritje të pagave janë të pamundura sepse nuk mundesh ti 50% të buxhetit të vendit me e dërgu në paga. Pjesëmarrja më e madhe ka qenë 32 ose 33%,” ka deklaruar Raci.

    Ai ka shtuar se partitë politike duhet të përqendrohen më shumë në zhvillimin e projekteve kapitale, pasi ato janë mënyra më efektive për krijimin e vendeve të punës.

    “Përmes zhvillimit të projekteve kapitale, krijohen më shumë vende pune dhe me krijimin e vendeve të punës mund të ndalosh edhe ikjen e të rinjve nga vendi, duke mundësuar që ata të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë vendase,” theksoi Raci për FrontOnline.

    Raci ka theksuar gjithashtu nevojën për përkrahje më të madhe për bizneset, duke përmendur si një mundësi mbështetjeje lehtësimin nga tatimi në vitin e parë të punës për ato biznese që fillojnë të operojnë.

    ‘’Edhe një premtim që ishte dashur të bëhëj për përkrahjen e bizneseve duke i liruar ato nga tatimi në vitin e parë të punës’’,  tha ai.

     

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve si agjencion kyç për sigurinë publike në...
    Lajme11 Janar 2025
    Moti për sot parashikohet të jetë i vranët, me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3°C deri -1°C, ndërsa maksimalet...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Nait Hasani kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka njoftuar se sonte ka takuar bashkëfshatarët dhe veteranët e UÇK-së të fshatit...
    Vip10 Janar 2025
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta, ka thënë se është ndjerë keq pa praninë e Gjestit brenda shtëpisë. Ajo thotë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.