×
  • Opinione
  • Opinione

    Rritje e çmimeve apo rritje ekonomike?!

    FrontOnline
    26 Tetor 2021

    Rritja e hovshme e çmimeve në vend, pothuajse në të gjithë artikujt, e që rëndon xhepin e qytetarëve, është ndër temat më të përfolura ditëve të fundit.

    Në fakt kjo do duhej të ishte tema kryesore e qeverisë, për të marrë masa preventive në bazë të trendit global të ekonomisë, përmes stimujve të ndryshëm, që sado pak të mund të evitoheshin pasojat ekonomike dhe sociale të qytetarëve të vendit tonë.

    Këto diskutime është normale të bëhen nga të gjithë sepse secili në mënyrë direkte e inderekte është duke u ballafaquar dhe sfiduar me koston e lartë e çdo ditë në rritje dhe që siç duket nuk do këtë ndonjë stabilitet të shpejtë.

    Por më shqetësuese është fakti se kemi dy tabore të ndryshme; në njërën anë janë qytetarët që më të drejtë shqetësohen për ngritjen e çmimeve dhe koston e papërballueshme, e në anën tjetër Qeverinë e Republikës së Kosovës, që më çdo kusht mundohet ta shesë si rritje ekonomike dhe si rezultat i përformancës së mirë!

    Sigurisht që në rastin konkret Qeveria përdor të gjithë mekanizmat që ka në dispozicion për të vërtetuar diçka që është shumë diskutabile dhe lë shumë për të dëshiruar.

    Zakonisht rritja ekonomike edhe mund të ndodh por edhe do të duhej të ndodhte nga një qeverisje e mirë me përformancë të mirë eknomike.

    Qeveria do të duhej të krenohej për rritje ekonomike atëherë kur:

    • Kemi ndryshime të politikave makro – fiskale e që japin efektin e vet në përformancën me të mirë të ekonomisë. Në Kosovë ka vite që nuk është ndryshuar asnjë politkë makrofiskale.

    • Kur kemi investime të huaja direkte qindra milionëshe apo edhe miliardëshe, e në Kosovë ka vite që kemi rënie drastike të këtyre investimeve. Ndërkaq, janë ndërprerë të gjitha projektet edhe ato që kanë qenë në implementim e sipër.

    • Kur kemi kombinime të shumta të politikbërjes, të rritjes së investimeve publike përmes nxitjes së investimeve dhe përkrahjes së mikro dhe makro bizneseve.

    Një gjë e tillë as që është duke ndodhur e as që pritet të kemi ndonjë lëvizje për politika të investimeve të tilla.

    Rritja e çmimeve sigurisht se vjen edhe si rezultat i trendeve në ekonominë globale, por është Qeveria ajo që përmes rregullatorëve të saj, duhet të ruajë ekuilibrin e tregut, për të mos dëmtuar dhe vështirësuar jetën e qytetarëve.

    Rritja e çmimeve, në terma nominal prek rritjen ekonomike në periudhë afatshkurtër, por rritja reale pas mbylljes së cikleve vjetore do jetë një zhgënjim i madh për të gjithë.

    Kjo do të këtë pasojat afatgjata dhe kostoja e secilës do të jetë shumë me e lartë se në rast të marrjes së masave preventive në kohën e duhur.

    Qeveria nuk duhet të manipulojë me rritjen ekonomike nominale në periudha afatshkurta kohore, sepse shifrat në ekonomi mund të kthehen bumerang për periudhën me afatgjatë.

    Autori është ekonomist dhe profesor universitar.

    Nga Rubrika
    Opinione25 Nëntor 2024
    Shkruan: Ben Blushi 116 vjet më parë, në vitin 1908, aty nga ora 12 paradite, e datës 20 nëntor, që binte e...
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Kreu i SPAK në Shqipëri, Altin Dumani, ka folur mbi rëndësinë e bashkëpunimit me shoqërinë civile, duke theksuar se ky bashkëpunim sjell...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i ka kërkuar presidentes Osmani që të rikthejë ligjin e buxhetit për vitin 2025 në Kuvend për...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhsK) në Hagë ka filluar dëshminë Halil Çadraku i cili përfaqësohet nga avokati Arianit Koci në...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtinës ka krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në rastin e zhdukjes së dr. Hafir Shalës, mjekut të...
    Vip25 Nëntor 2024
    Banori i Big Brother VIP Kosova 3, Edi i ka treguar sekretin e tij hutit nga ArtMotion. Ai i rrëfej hutit se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.