×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritja e pagës minimale, INPO apelon për rishikim të kontratave të prokurimit publik

    FrontOnline
    18 Shtator 2024

    Iniciativa për Progres (INPO) ka analizuar pasojat e vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagës minimale, duke u fokusuar në zbatimin e kontratave të prokurimit publik.

    Ndërsa INPO përkrah rritjen e pagës minimale dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, organizata thekson se ky vendim mund të ketë ndikim të madh në veprimtarinë e operatorëve ekonomikë që kanë lidhur kontrata me autoritetet shtetërore.

    “Ndryshimi i papritur i pagës minimale mund të sjellë një diferencë të konsiderueshme të kostos operative dhe të rris barrën financiare në ekzekutimin e kontratave”, thuhet në njoftimin e INPO.

    Organizata vë në dukje se bizneset që kanë paraqitur oferta bazuar në pagën minimale të mëparshme tani përballen me kosto shtesë të pa planifikuara.

    Nga diskutimet me operatorë ekonomikë, INPO ka mësuar se shumë prej tyre kanë shprehur shqetësime për mungesën e dispozitave të qarta në legjislacionin e prokurimit publik për situata të tilla.

    “Operatorët kanë paraqitur kërkesa për ndryshime në kontrata, por deri më tani nuk ka udhëzime nga Qeveria për këtë çështje”, thekson INPO.

    Organizata apelon për një shqyrtim të situatës dhe për masa që të adresojnë ndikimet negative në qëndrueshmërinë e kontratave.

    “Është e nevojshme një dialog i hapur për rishikimin e politikave të prokurimit për të evituar ndikimet e paparashikueshme”, përfundon njoftimi i INPO.

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Lajme18 Shtator 2024
    Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe e njëjta është shtyrë për javën tjetër. Në këtë takim ishte...
    Lajme18 Shtator 2024
    Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka paralajmëruar protest për të premten nga ora 13:00 në shenjë solidariteti me punëtoret teknike të...
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin Elbert Krasniqi sot kanë takuar përfaqësues të agjencive të Kombeve të Bashkuara. “Në një...
    Të tjera
    Lajme18 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka drejtuar kritika në adresë të Qeverisë Kurti, duke thënë se ka...
    Lajme18 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se të gjithë zyrtarët që mbajnë pozita si “ushtrues detyre”, nga sot janë jofunksional. Kjo...
    Vip18 Shtator 2024
    Dj Dagz është një personazhet shumë të dashura për mediat rozë. Jeta e tij private nga martesa me Einxhel Shkirën, u bë...
    Sport18 Shtator 2024
    Drita dhe Malisheva do të zhvillojnë sot takimin e mbetur nga xhiroja e parë në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll....
    Sport18 Shtator 2024
    Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me disa sfida interesante. Sikurse natën e mbrëmshme edhe sonte do të zhvillohen gjashtë sfida të...
    Sport18 Shtator 2024
    Kampioni absolut i botës në boks, ukrainasi Oleksandr Usyk (37), u arrestua në aeroportin e Krakovit, ndërsa video e arrestimit u shfaq...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.