×
  • Ekonomi
  • Banka

    Rritja e pagave në sektorin publik e privat vlerësohet nevojë urgjente

    FrontOnline
    13 Nëntor 2022

    Rritja e pagave është nevojë urgjente në sektorin publik dhe atë privat në Kosovë, vlerësojnë njohësit e ekonomisë në vend. Sipas tyre, rritja e pagave do të ndihmonte në rritje të konsumit, prodhimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

    Qeveria e Kosovës, por edhe bizneset duhet të rrisin pagat në raport me inflacionin. Kështu i tha Radio Kosovës kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i cili vlerëson se çdo rritje e pagës, shton konsumin dhe prodhimin në vend.

    Sipas tij, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rekomanduar rritjen e pagës në sektorin publik. E për sa i përket sektorit privat, Rafuna thotë se ka rritje të pagave.

    “Duhet të lëvizë edhe sektori publik dhe ka rekomandime dhe nga FMN që t’i rrisë pagat, përveç kësaj e ka obligim ligjor. Nuk është gjendja e keqe në sektorin privat ashtu siç paraqitet, flas brenda mundësive në një situatë të jashtëzakonshme siç jemi. E rëndësishme është se sektori privat ka lëvizur dhe do të lëvizë tutje. Në rast se paraqitet nevojë për prodhim, atëherë sektori privat ka nevojë për punëtorë dhe atyre që veç janë duhet t’ua rrisë pagat”, ka theksuar Rafuna për Radio Kosovën.

    Nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, Besart Dreshaj, po ashtu tha se urgjentisht duhet të ndodhë rritja e pagave në sektorin publik por edhe në atë privat.

    “Duke u bazuar në raportin e ekspertëve të jashtëm që kanë rekomanduar, duhet urgjentisht të bëhet rritja e pagave, sepse duhet ta përcjellim trendin e inflacionit. Edhe qeveria edhe sektori privat duhet t’i rrisin pagat”, ka thënë Dreshaj.

    Çmimet në Kosovë kanë shënuar rritje nga muaji në muaj. Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave, nga muaji shtator në muajin tetor është shënuar 0.9% inflacion. Perimet janë rritur mbi 8%, lëndët djegëse 3.5%, karburante 3% e të tjera. Ndërsa përqindje marramendëse janë krahasuar tetorin e vitit 2021 më këtë të 2022, ku lëndët djegëse kanë shënuar ngitje 56%, vajra ushqimore mbi 40%, buka e drithërat 30%, qumësht e produkte të qumështit dhe vezë 27% ndërsa karburantet 20%.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.