×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritja e numrit të testeve dhe shtretërve spitalor mund të ulë vdekshmërinë nga Coronavirusi

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Rritja e numrit të testeve PCR, përmirësimi i efektivitetit të Qeverisë, si dhe shtimi i shtretërve spitalor mund të ndikojnë në uljen e vdekshmërisë nga Covid-19. Ky është një nga rekomandimet e Bordit Këshillëdhënës bazuar në studime shkencore, për Ministrinë e Shëndetësisë.

    Në takimin e tretë të mbajtur më 30 korrik të Bordit Këshillëdhënës i cili udhëhiqet nga Prof. Asoc. Lul Raka, është adrestuar një prej çështjeve më të rëndësishme për pandeminë në Kosovë, shkalla e lartë e vdekshmërisë, shkruan Gazeta Shneta.

    Për këtë problem Bordi ka cituar dy studime shkencore të publikuara në revista të njohura, ku është konstatuar se shkalla e lartë e vdekshmërisë nga Covid-19 ka korrelacion negativ me numrin e testeve të kryera në 100 persona, me performancën e Qeverisë si dhe me numrin e vogël të shtretërve spitalor.
    Raka thotë se Kosova nuk ka qenë pjesë e këtij studimi i cili është bërë në 169 shtete të botës, të cilat kanë popullatë më të re dhe numër më të vogël të shtretërve spitalorë.

    “Këta faktorë ndikojnë në vdekshmëri, por ka edhe plot faktorë tjerë specifikë për secilin shtet, si p.sh. kapacitetet shëndetësore. Hulumtimi i tillë është bërë në 169 shtete për të kuptuar pse ka variacion në shkallën e vdekshmërisë në vende të ndryshme. Kosova nuk ka qenë pjesë e këtij hulumtimi, sipas të cilit vdekshmëria nga COVID-19 ka një korrelacion negativ me numrin e të testuarve në 100 persona, me performancën qeveritare dhe me përqindjen e personave mbi 65 vjeç në popullatën e përgjithshme. Ky korrelacion është më i shprehur në vendet me resurse të kufizuara, të cilat kanë popullatë më të re dhe numër më të vogël të shtretërve spitalorë”, thotë mikrobiologu.

    Raka shton se hulumtimi i cituar tregoi se mesatarja e testimit në 169 shtete ishte 3.75 teste në 100 banorë. Rritja e vetëm një testi në mesataren e përgjithshme prej 100 banorësh, e ka ulur për 8% shkallën e vdekshmërisë. “Rritja e testimeve, rritja e efektivitetit qeveritar dhe rritja e shtretërve spitalorë mund të ndikojnë në uljen e vdekshmërisë ndaj Covid-19”.

    Ai ka bërë të ditur se kapacitetet testuese në IKSHPK janë rritur gradualisht me rreth 1 mijë teste në ditë, si dhe me ndihmën e Bankës Botërore janë blerë edhe 7 aparate PCR të cilat pritet të shfrytëzohen në qendrat rajonale.

    “Kosova është ballafaquar me probleme ne sigurimin e testeve PCR një kohë të gjatë. Testimi ka qenë problem jo vetëm në Kosovë, por edhe në shtete me kapacitete të avansuara shëndetësore si p.sh. në SHBA, që ka pasur planin më të mirë të gatishmërisë në botë, kapacitete maksimale financiare në shkencë dhe ekspertët më të mirë të shëndetit publik në botë”.

    “Raporti për këtë çështje është adresuar dhe falë angazhimit institucional dhe donacioneve, valën e re e presim shumë më të furnizuar sesa në muajt paraprakë. Mbi 100.000 teste janë pranuar nga KFOS-i dhe bashkë me donatorët tjerë për herë të parë patëm gati 200.000 teste PCR ne dispozicion”, ka thënë Raka.

    Ai ka deklaruar se MSH, nga 78 rekomandimet e Bordit janë realizuar ose janë në proces të realizimit mbi 90% e rekomandimeve.

    Bordi nuk rekomandon mbylljen totale

    Kryesuesi i Bordit Këshillëdhënës Lul Raka thotë në sezonin vjeshtë-dimër, me rikthimin në shkolla dhe qëndrimin në hapësira të mbyllra, rezultatet e pandemisë do të varen nga vet qytetarët dhe inspektimi strikt i institucioneve qeveritare.

    “Rihapja e shkollave dhe kthimi në hapësira të mbyllura për shkak të ftohjes së motit, pashmangshëm do ta shtojnë qarkullimin e njerëzve. Sezoni vjeshtor e rikthen edhe virusin e gripit sezonal. Të gjithë këta faktorë janë elemente që ndikojnë në rritjen e rasteve të sëmundjes. Prandaj, kjo edhe më shumë e fuqizon rolin e zbatimit të masave parandaluese nga popullata dhe mbikqyrjen e tyre nga organet shtetërore. Rezultati përfundimtar do të varet nga zbatimi i masave nga vetë qytetarët e Kosovës dhe nga inspektimi strikt i institucioneve qeveritare”, ka thënë Raka.

    Sipas tij, Kosova është më e përgatitur për të përballuar këtë situatë me pandeminë, sesa ka qenë gjatë verës. “Teste PCR në stok kemi shumë më tepër sesa gjatë verës. Numri i të punësuarve të rinj dhe specializantëve do të jetë infuzion i rëndësishëm kadrovik, janë shtuar edhe kapacitetet e inspektorateve, kapacitetet spitalore; problemi i oksigjenit në kujdesin intensiv është sanuar”.

    “Po ashtu, kemi përvojë më shumë edhe lidershipi, edhe ne punëtorët shëndetësorë, por edhe populli në zbatimin e masave të nevojshme për parandalim. Patjetër që do të jetë sfiduese për të gjithë ne, por nëse i zbatojmë masat parandaluese dhe ato inspektuese, atëherë numri i rasteve do të jetë i menaxhueshëm për institucionet shëndetësore kosovare”.

    Raka ka deklaruar tutje se kufizimet e reja varen nga shifrat e pandemisë, por mbylljen totale do ta rekomandojnë si opsionin e fundit.

    “Kriteret themelore që përcaktojnë kufizimet janë në rradhë të parë situata epidemiologjike nga disa parametra siç janë: numri i rasteve dhe vdekjeve në 100.000 banorë, politikat e testimit, numri i testeve të kryera, pozitiviteti i testit, numri i hospitalizimeve në spitale dhe njësi të kujdesit intensiv. Nëse ka përkeqësim dhe rritje masive të rasteve mund të ketë edhe kufizime proporcionale të lëvizjes së qytetarëve”.

    “Mbyllja totale nuk është zgjedhje për situatën aktuale. Bordi prej fillimit ka rekomanduar hapjen e kontrolluar me zbatim të masave nga populli dhe inspektim rigoroz nga shteti. Nëse shkojmë me plane sipas rendit alfabetik, prej A-ZH, atëherë mbyllja totale do të ishte opcioni i fundit”, ka deklaruar Raka.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.