×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rritja e çmimeve, shqiptarët në protestë

    FrontOnline
    06 Tetor 2021

    Me dhjetëra qytetarë kanë dalë në protestë kundër rritjes së çmimit të bukës, ushqimeve të shportës dhe karburanteve.

    Protestuesit u mblodhën para Kryeministrisë dhe bënë thirrje për uljen e çmimeve.

    “Çmimet po rriten, familjet po shkojnë drejt mjerimit”, janë shprehur ata dhe kanë shtuar se kanë dalë në shesh për kërkesa ekonomike dhe jo politike.

    Mes tyre kishte qytetarë të thjeshtë, aktivistë dhe artistë të ndryshëm. Mësohet se në tubim nuk ka pasur përfaqësuesë politik.

    “Për të gjithë ata miliona që na shohin sot nga ekrani këtu përmes medias, kam disa pyetje për ta. Sa do duroni? A nuk u ngopët? A nuk ia patë hajrin servilizimit dhe nënshtrimit? Për çfarë? Për çfarë? Që një syresh të pasurohen, që një syresh në këtë republikë të bëjnë pushime në vendet më të shtrenjta të botës, që një dorë e kësaj republike të ketë shtëpi në Tiranë, në Vlorë, në bregdet, shtëpi në Milano, shtëpi në New York? Fatkeqësia e një vendi është kur bijtë dhe bijat e shkolluar, ata më të mirët, që u beson fatet e veta, e keqpërdorin për të dhëna materiale për një benz më shumë, për një palë pushime më shumë. Kthehuni në interesin tuaj. Boll më në interesin e partive politike”, tha aktivisti Adriatik Lapaj.

    Raportohet se ka qenë i pranishëm edhe një qytetar me një flamur të një partie politike, por nuk është lejuar që të bëhet pjesë e protestës.

    Përreth kryeministrisë ndodhen shumë forca policie për të menaxhuar protestën.

    Qytetarët paralajmëruan protestën pas rritjes së çmimit të bukës e karburantit dhe pas deklaratave të kryeministrit Edi Ramase jemi përballë një krize të jashtëzakonshme energjitike me të cilën po përballet e gjithë bota./TV Klan

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari përmes një statusi në Facebook shprehet se këto...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur me publikimin e rezultateve në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Sipas rezultateve nga 29% të...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të para për zgjedhjet kuvendare. KSHZ tashmë ka numëruar më shumë se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur me publikimin e rezultateve të para për zgjedhjet kuvendare. Nga 24 përdind e votave të numëruara...
    Sport08 Maj 2024
    Barcelona vendosi të vazhdonte bashkëpunimin me Xavi Hernandezin. Pasi deklaroi, fillimisht, se do të largohej në fund të sezonit, trajneri bëri prapakthehu...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Britania do ta dëbojë atasheun e mbrojtjes të Rusisë, do të heqë statusin diplomatik për disa prona si dhe do të limitojë...
    Lajme08 Maj 2024
    “Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme dhe në këtë periudhë nuk mund të themi...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Pas mbylljes së vendvotimeve, Bogdanga Kuzeska nga LSDM tha se dita e sotme ka qenë e qetë dhe e suksesshme, ndërsa zgjedhjet...
    Kronika08 Maj 2024
    Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.