×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rriten kërkesat për kredi në Kosovë

    FrontOnline
    10 Korrik 2021

    Në periudhën janar-prill 2021, janë dhënë 500 milionë euro kredi në Kosovë apo 67.1 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa normat e interesit në muajin maj të këtij viti, sipas BQK-së, ishin 6.12 ndërsa, kanë rënë në 6%. Sipas Aleancës Kosovare të Biznesit, këto norma janë edhe më të larta. Megjithëkëtë, e vetmja alternativë financiare për biznese në kohë pandemie mbesin këto banka.

    Nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, konsiderojnë se normat e interesit për kredi po vazhdojnë të jenë të larta në vend.

    Megjithëkëtë bankat mbesin mbështetësit kryesorë financiarë për bizneset dhe qytetarët në këtë kohë krize.

    Kështu tha kryetari i AKB-së, Agim Shahini, i cili tha se përkundër që janë rritur kërkesat për kredi në këto kohë,  normat e interesit janë ende të larta.

    “Duke pasur parasysh se në të gjitha vendet ka pasur programe për rimëkëmbje ekonomike, mbështetje, subvencionime dhe zhvillim të bizneseve që kanë humbur fuqinë gjatë pandemisë, në Kosovë kjo nuk ka ndodhur. Bizneset dhe qytetarët e vendit kanë  pasur një alternativë të vetme që t’u drejtohen bankave komerciale, për të cilat ka vërejte për norma të larta të interesit. Por e vetmja alternativë për t’i përkrahur bizneset dhe qytetarët financiarisht janë bankat komerciale”, tha ai.

    Derisa bëri të ditur se në vendet e tjera normat e interesit sillen nga 1 deri në 3 %,  Shahini konsideron se në Kosovë janë shumë të larta.

    “Derisa në vende të tjera normat e interesit janë nga 1` deri në 3 për qind, në Kosovë kapin shifrën nga 6 deri në 10 për qind”.

    Shahini shtoi se qeveria duhet të bëjë trysni në Bankën Qendrore të Kosovës që të ulen këto norma interesi të kredive, në mënyrë që të mbështetet ekonomia e vendit për të tejkaluar krizën pandemike.

    Ndërsa zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën tha se normat e interesit në kredi, vazhduan trendin e rënies, duke zbritur në 6.0 % në muajin maj nga 6.12% sa ishin në muajin prill të këtij viti, gjë që, sipas BQK-së, tregon për lehtësim të vazhdueshëm të qasjes në financim bankar.

    Ahmeti bëri të ditur se vlera totale e kredive të reja të dhëna në periudhën janar-prill 2021, është 500 milionë euro apo 67.1 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ku vlera totale e kredive ishte 431.8 milionë euro./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Qytetarët e Kosovës shprehen të gatshëm për të votuar në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare, që pas shpalljes së pavarësisë. Pritjet...
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, të cilët...
    Lajme13 Janar 2025
    Në vitin 2024, 23 vende anëtare të NATO-s pritet ta kenë përmbushur ose tejkaluar objektivin për të investuar së paku 2 për...
    Të tjera
    Lajme13 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërkurën do të mbajë konferencë për media nga ora 10:00. Në njoftim thuhet...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sa më të mëdha janë tubimet e kësaj partie aq më të...
    Lajme13 Janar 2025
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i normalizojnë marrëdhëniet fqinjësore për...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Elmi Reçica, ka shkruar pas hapjes së fushatës zgjedhore nga PDK-ja në Ferizaj. Rreçica, pas tubimit është...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Veriut kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të...
    Sport13 Janar 2025
    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë që vetëm Kylian Mbappe luajti mirë mbrëmë në disfatën turpëruese, 2:5, nga Barcelona në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.