×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rriten infektimet nga Covid-19, Evropa merr masa të reja

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Italia ka vendosur të bëjë teste të shpejta koronavirusi në aeroport për të gjithë turistët që kthehen nga vendet që konsiderohen të rrezikshme.

    Ekspertët janë të shqetësuar nga numri i infektimeve të reja që në ditët e fundit vazhdon të rritet, veçanërisht mes atyre që kthehen nga pushimet në vende si Spanja, Greqia, Kroacia dhe Malta. Veç të tjerash, është ulur shumë edhe mosha mesatare e atyre që sëmuren, që tashmë është nën 40 vjeç. Kjo do të thotë se janë më së shumti të rinjtë, shpesh asimptomatik apo me simptoma të lehta, ata që bëjnë që të qarkullojë virusi.

    Ndërkohë Greqia fqinje ka njoftuar masa të reja që kanë si qëllim të ndalin rritjen e fundit të infektimeve. Sipas autoriteteve greke, tani, vizitorët nga Spanja, Belgjika, Suedia, Holanda dhe Republika Çeke duhet të tregojnë prova se kanë rezultuar negativ në testin për koronavirusin para se të hyjnë në vend. Autoritetet po ashtu vendosën të mbyllnin gjatë natës baret dhe restorantet në destinacionet kryesore turistike siç janë ishujt e Kretës, Santorinit dhe Rodosit, raporton TCh.

    Ministri i Shëndetësisë në vend tha se infektimet po rriteshin në mënyrë të rrezikshme. Vendi kishte regjistruar një performancë të kënaqshme në përballjen me koronavirusin deri më tani dhe konsiderohej madje edhe destinacioni më i sigurt turistik në Evropë, por ditët e fundit, edhe atje shifrat u kthyen në rritje.

    Edhe Spanja, një nga vatrat e nxehta të fillimit të pandemisë ka raportuar një rritje të ndjeshme të infektimeve me mbi 1400 raste të reja në 24 orët e shkuara. Po ashtu vendi ka regjistruar edhe 73 viktima të koronavirusit që nga e premtja, e kjo është rritja më e madhe në muaj.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Grupi i Bankës Botërore publikoi sot Raportin për Klimën dhe Zhvillimin për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku për Shqipërinë theksohet se...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin Malatya të Turqisë. Siç raporton Anadolu, lëkundjet...
    Të tjera
    Vip25 Nëntor 2024
    Në spektaklin ‘Prime’ banorëve iu shfaq edhe njëherë klipi me gjithë ngjarjen mes Sarës, Edit dhe Drilonit. Sara i ka hequr çmimit...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpalosur programin e LDK-së për arsim. Gjatë një tubimi në Vushtrri, Abdixhiku ka...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana e ka parë Kevinin me një pamje më ndryshe sonte. Kevini ka lyer flokët...
    Sport25 Nëntor 2024
    Fisnik Asllani është një nga të rinjtë që po shkëlqen në Bundesliga 2, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura gjermane....
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithëm i NATO’s, Mark Rutte, është takuar sot me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ku ndër të tjera është...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ka filluar spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 12-ti me radhë. Pritet të jetë një natë spektakulare nën prezantimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.