Dy persona, burrë e grua, janë rrahur në mes vete në Gjakovë të shtunën rreth orës 22.
Sipas policisë, si pasojë e përleshjes, të dy kanë pësuar lëndime trupore për çka u është ofruar edhe tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Gjakovë, 06.08.2022 – 22:00. Janë arrestuar burrë e grua kosovarë-e, pasi që janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasoj e përleshjes që të dy kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.