×
  • Lajme
  • Lajme

    RrGK: Mosefikasiteti i institucioneve ka ndikuar që rastet e vrasjeve të jenë kaq të shpeshta

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Vrasja e dy grave brenda pesë ditëve ka shqetësuar edhe Rrjetin e Grupit të Grave.

    Adelina Berisha, nga Rrjeti i Grupit të Grave tha për Front Online se rastet e vrasjes së grave janë tejet shqetësuese dhe se mosefikasiteti i institucioneve të ndryshme kanë ndikuar që edhe rastet të jenë kaq të shpeshta por edhe të përfundojnë me vdekje dhe vrasjen e tyre, pra me femicid.

    “RRGK përditë punon në luftim të dhunës në baza gjinore, sepse i kemi parë nga ana jonë në Komunitet që gratë vuajnë nga dhuna, prandaj edhe e kemi prioritet luftimin e saj. Jemi tejet të shqetësuara për vrasjet e grave. Të gjitha këto gra po na dëshmojnë gjetjet e punës që organizatat e grave i bëjnë me punën, monitorimin, hulumtimin ku shpesh e shohim që mos efikasiteti i institucioneve të ndryshme kanë ndikuar që edhe rastet të jenë kaq të shpeshta por edhe të përfundojnë me vdekje dhe vrasjen e tyre, pra me femicid”, tha Berisha.

    Sipas RrGK-së, në tri vitet e fundit ka një interesim nga Qeveria për luftimin e dhunës ndaj grave duke bërë përmirësime në Ligjin për Mbrojtje nga Dhuna në familje dhe disa iniciativa të tjera por ende duhet punuar shumë.

    “Mund të themi që në këto tri vitet e fundit ka një interesim nga Qeveria që ta luftojë dhunën, gjatë kësaj periudhe kemi pasë një përmirësim të Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në familje i cili tash është zgjeruar me i përfshi edhe format e tjera të dhunës nda grave, dhunës me bazë gjinorë. Poashtu është hartuar edhe protokolli për trajtimin e dhunës seksuale; dhe programi për trajtimin e ushtruesve të dhunës. Pra, janë ndërmarrë disa iniciativa mirëpo gjithmonë ka hapësirë për përmirësim, psh. të rritet numri i punëtorëve social, të rritet numri i mbrojtësve të viktimave, të rriten kapacitetet e policisë që dinë dhe të gjitha institucioneve dhe akterëve të tjerë që të dijnë të bëjnë vlerësimin e rrezikut më mirë dhe shërbimet të jenë me viktimën në qendër siç e kërkon edhe Konventa e Stambollit”, theksoi tutje ajo.

    Berisha tha se Prokuroria duhet ta bëjë hetimin më të mirë, gjyqësia duhet t’i rrisë dënimet, pra t’i jep dënimet konform legjislacionit për ushtruesit e dhunës.

    Këto janë disa masa që shteti ynë mundet t’i ndërmarrë.

    “Shtet janë edhe qytetarët e Kosovës, të cilët kanë përgjegjësi në raportim të dhunës, në rritje të vetëdijes dhe në parandalimin e dhunës aty ku e kanë të mundur ta bëjnë këtë”,
     tha ajo për Front Online.

    Alarmante/ Në katër vjetët e fundit, 20 gra të vrara në Kosovë

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.