Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar S.K (40-vjeçar), i cili po kërkohej me urdhëresë të gjykatës, për kryerjen e veprës penale “Rrezikim i trafikut publik”.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se të enjten, njësitet policore në Vushtrri, në bazë të urdhëresës aktive kanë arrestuar një person i cili ishte në kërkim me urdhëresë të lëshuara nga gjykata kompetent.
“Personi i arrestuar i dyshuari, S. K., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për veprën penale “ Rrezikim i trafikut publik”, i njëjti pas përfundimit të procedurave policore është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim./Front Online