Rreth 4000 punëtorë shëndetësorë në belgjikë kanë protestuar në Bruksel të dielën, duke kërkuar që më tepër të shpenzohet në sistemin shëndetësor në vend, që është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit, shkruan agjencia Reuters.
Partitë politike në Belgjikë ende janë duke luftuar për formimin e një qeverie permanente më tepër se një vit pas zgjedhjeve nacionale. Punëtorët, që kanë mbajtur maska dhe mbanin pano me sllogane të ndryshme “kujdesuni për punëtorët shëndetësorë” – kanë kërkuar nga politikanët që të rriten pagat e punëtorëve shëndetësorë dhe të ketë më tepër financa në sistemin shëndetësor.
“Ne erdhëm këto në Bruksel për të protestuar dhe për të kërkuar më tepër respekt për punën tonë dhe rritje page”, ka thënë një nga protestueset që ka dhënë emrin vetëm Maria-Stella dhe që punon infermiere që nga viti 1998.
Policia ka llogaritur se rreth 4000 persona kanë marrë pjesë në protestë.
Në Belgjikë janë raportuar 9923 raste me fatalitet nga COVID-19.