×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 14 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

    FrontOnline
    03 Prill 2021

    Që nga 13 marsi i 2020-ës kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me COVID-19, nuk i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 92 mijë e 198 raste.

    Në të dhënat ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëhet e ditur se nga infektimi me virusin korona janë 1 mijë e 894 qytetarë që humbën jetë.

    Aktualisht në vend janë 13 mijë e 902 raste aktive me COVID-19.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.033 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 793 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (87, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (81, 61 vjeç), Pejë 2 raste (84, 73 vjeç), Deçan 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (73 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (82 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 92.198 raste nga 434.893 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.894 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 755 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 76.402 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.902”, thuhet në njoftimin e fundit e IKShPK-së.

    Sërish Komuna e Prishtinës ka shënuar më së shumti raste pozitive.

    Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 266 raste, Gjilan 77 raste, Gjakovë 59 raste, Mitrovicë 50 raste, Ferizaj 48 raste, Podujevë 34 raste, Pejë 31 raste, Prizren 25 raste, Vushtrri 23 raste, Viti 22 raste, Fushë-Kosovë 18 raste, Obiliq 18 raste, Lipjan 15 raste, Kamenicë 14 raste, Kaçanik 12 raste, Rahovec 11 raste, Malishevë 10 raste, Deçan 9 raste, Istog 9 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 9 raste, Drenas 7 raste, Junik 4 raste, Klinë 4 raste, Novobërdë 4 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Hani i Elezit dhe Skenderaj./Front Online/

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri  i ka quajtur turp kombwtar audio-incizimet mes shefes së grupit parlamentar të LVV-së...
    Lajme11 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka dhënë një informacion lidhur me zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit. Tahiri...
    Lajme11 Tetor 2024
    Komiteti i Instrumenteve të Para-anëtarsimit, i njohur si IPA, ka dhënë pëlqimin përfundimtar për agjendat e reformave të shteteve të Ballkanit Perëndimor,...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof ka thënë se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, kanë komplikuar kapacitetet...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, aktualisht deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, për FrontOnline e ke konsideruar...
    Lajme11 Tetor 2024
    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Emisari Aleksander Kasanof, ka qëndruar në Kosovë me ç’rast ka takuar Presidenten e vendit, Vjosa Osmanin,...
    Lajme11 Tetor 2024
    Eksperi i Sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, veprimin e Komandantit të FSK-së që Ushtria e Kosovës, të i ndaloj aktivitetet e saj...
    Lajme11 Tetor 2024
    Emisari i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ka thënë se vendi i tij mbetet i...
    Lajme11 Tetor 2024
    Një muaj paraburgim i është caktuar Naser Hafizit nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i cili u arrestua dje nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.