×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rreth 100.000 njerëz evakuohen në Kaliforni shkaku i zjarreve

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Kalifornia Jugore përfshihet nga zjarret dhe i detyron njerëzit të evakuohen, ndërsa dy zjarrfikës janë plagosur rëndë dhe gjenden në repartin e kujdesit intensiv.

    Në një raport për Komisionin Shtetëror të Shërbimeve Publike, kompania e shërbimeve “Southern California Edison” tha se po heton nëse pajisjet e saj elektrike e shkaktuan flakën. Raporti i nxjerrë tha se u duk se një “tel lidhës” që lidhte një linjë telekomunikacioni në një kabllo mbështetëse mund të ketë goditur një linjë përçuese me 12.000 volt mbi të, gjë që kishte mundur t’i shkaktonte zjarret.

    SCE e raportoi ndërprerjen e energjisë elektrike në 21.000 shtëpi dhe biznese si një masë paraprake mbrojtëse përballë rreziqeve të ngritura nga zjarri që u paraqiten nga erërat e forta dhe të rrezikshme.
    Paralajmërimet e flamurit të kuq për kushtet e motit me temperatura të larta mbetën në fuqi në pjesën më të madhe të Kalifornisë për shkak të erërave që frynë më shumë se 129 kilometra në orë, sipas Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri.

    Rreth 90.800 banorë u urdhëruan të evakuohen si pasojë e zjarreve dhe erërave të fuqishme që e përfshinë vendin, ku zjarrfikësit nuk mund ta kontrollonin gjithë hapësirën e përfshirë nga zjarri.

    Qindra milje larg, Kompania e Gazit dhe energjisë elektrike të Paqësorit (PG&E) tha se ua ka ndërprerë energjinë më shumë se 350.000 klientëve të saj për të njëjtën arsye.

    Linjat elektrike të dëmtuara nga era kanë qenë të përfshira në shkaktimin e dhjetëra zjarreve shkatërruese në Kaliforni në vitet e fundit dhe shërbimet komunale gjithnjë e më shumë e kanë përdorur ndërprerjen e energjisë elektrike për siguri publike për ta zvogëluar rrezikun.

    Shpërthimi i fundit i zjarreve në Kaliforni erdhi si pasojë e ndryshimit të klimës. Brenda vitit u regjistruan thatësira, rrufe dhe temperatura të larta, duke e çuar shtetin e Kalifornisë në vendin e stuhive dhe të nxehtësisë ekstreme, shkruan Al Jaazera

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur me publikimin e rezultateve të para për zgjedhjet kuvendare. Nga 24 përdind e votave të numëruara...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Britania do ta dëbojë atasheun e mbrojtjes të Rusisë, do të heqë statusin diplomatik për disa prona si dhe do të limitojë...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Pas mbylljes së vendvotimeve, Bogdanga Kuzeska nga LSDM tha se dita e sotme ka qenë e qetë dhe e suksesshme, ndërsa zgjedhjet...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2024
    Ambasada e Italisë në Prishtinë kanë thënë se Kosova mund të përfshihet në rend dite të mbledhjes së Komitetit të Ministrave të...
    Kronika08 Maj 2024
    Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit për të dyshuarin M.I, i cili dyshohet se ka kryer veprat “Prodhimi dhe përpunimi i...
    Lajme08 Maj 2024
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami deklaron për Front Online se sulmet hibride të Rusisë nuk do të ndalen. Ai thotë se shteti...
    Kronika08 Maj 2024
    I akuzuari në rastin “Bon Vivant 1”, Masar Gërdovci, me të filluar seanca ndaj tij dhe të akuzuarit tjetër Sherif Krasniqi u...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, e cila u hodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj, duke...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Në orën 19:00 janë mbyllur vendvotimet ku qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë mundur të votojnë sot në raundin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.