×
  • Sport
  • Sport

    Rrëfimi shokues i tenistes: Po mendoja vetëvrasjen, më shpëtuan tre persona kur po hidhesha nga ura

    FrontOnline
    18 Maj 2022

    Tenistja 22-vjeçare australiane Destanee Aiava, aktualisht numri 463 në botë për femra, ka bërë së fundi një rrëfim tronditës.

    “Nuk dëshiroja më të festoja 22- vjetorin e lindjes”, ka thënë tenistja, që disa vite më parë konsiderohej si e ardhmja e këtij sporti në Australi. Ajo ka publikuar së fundi një tekst që shoqëronte fotot e ditëlindjes së saj të 22- të.

    “Natën e Pashkëve, më 17 prill, isha duke u hedhur nga një urë. 3 persona kaluan aty atë moment, më tërhoqën me forcë nga ura dhe më sollën në shtëpi”, shkruan Destanee Aiava. Vetëm tri vite më parë, tenistja japoneze Naomi Osaka e vlerësonte rivalën e saj australiane pas një dueli që patën zhvilluar në Brisbane. Madje dy tenistet kanë ngjashmëri.

    “M’u duk sikur po luaja ndaj vetes time, por më të re në moshë. Më pëlqeu loja e saj”, tha në vitin 2019 Osaka për Aiava pas ndeshjes.

    Në vitin 2017, Destanee Aiava u bë tenistja e parë e këtij mijëvjeçari (e lindur pas vitit 2000) që fitonte një ndeshje tenisi në turnetë WTA (si profesioniste). Atë vit ajo fitoi dy turne ITF dhe premtonte shumë. Madje pat mundur kampionen në fuqi të Roland Garros dhe debutonte në Australian Open, ku luajti për dy vite me radhë. Gjithsesi, ky start i fuqishëm e premtues e vuri nën presion dhe shpejt Aiava nisi të qante. “Kjo histori po më lodh. Kam nevojë për pushime”, pat thënë tenistja e re australiane, që ishte e paqëndrueshme emocionalisht. Deri sa tentoi të vriste veten, por e arriti ditëlindjen e 22-të dhe kjo është një fitore e madhe për të.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Në Bruksel gjatë ditës së djeshme ka përfunduar pa marrëveshje edhe një rund i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh....
    Lajme26 Prill 2024
    Ka filluar të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin-Potokut. Në seancë po merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kurti paralajmëron nga Berlini zgjidhje për Asociacionin dhe votim për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë Kryeministri Albin Kurti...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Qeveria Kurti, gjatë këtij mandati i kanë bërë ‘pikë e...
    Lajme26 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku  tha se subjekti politik ku ajo bën pjesë në thelb nuk vë vija të kuqe...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë të dyshuar për një përleshje në Prishtinë. Rasti ka ndodhur të mërkurën në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.