×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Rrëfimi i anglezit në ‘The Sun’ do t’ju habisë: U martova me një shqiptare, por pas një jave…

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Gazeta prestigjoze ‘The Sun’, ka publikuar historinë e një anglezi dhe një vajze shqiptare. 39 vjeçari anglez ishte njohur me një 23 vjeçare shqiptare në rrjetet sociale dhe në shumë pak kohë ata janë martuar.

    Por më pas vajza i ka treguar se ishte prostitutë dhe s’mund t’a linte ‘punën’ e saj pasi fitonte shumë para. Ai nuk e ka pranuar propozimin që i ka bërë vajza dhe vetëm pas një jave i ka dhënë fund martesës duke nisur procedurat e divorcit.

    “Nuk i rezistoj dot bashkëshortes sime kur e takoj pasi ajo është vërtetë një grua shumë seksi, por ky është një gabim që po bëj sepse ne tashmë do të divorcohemi. Ajo është 23-vjeçe dhe vjen nga Shqipëria. Ne jemi njohur online dhe unë kam paguar që ajo të vinte në Angli para tre muajsh dhe menjëherë pas kësaj u martuam.

    Fatkeqësisht martesa jonë zgjati vetëm 1 javë!

    Unë jam 39 vjeç dhe gjithnjë kam qenë tip i turpshëm dhe nuk kam pasur eksperienca seksuale apo lidhje, dhe për këtë jam justifikuar me faktin se jam i zënë me punë. Vajzën e njoha teksa po flisja online dhe rastësisht filluam të bisedonim. Ajo mu duk shumë e sjellshme dhe më hyri në zemër.

    Kur vendosi që të vinte këtu tek unë ajo më tha se duhej të martoheshim sepse për ndryshe do ta dërgonin sërish në Shqipëri sepse nuk kishte dokumentacionin. Unë pranova dhe u martuam menjëherë. Vetëm pas një jave martese, ajo më tregon se punon prostitutë dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë pasi kjo i sjell shumë të ardhura. U mundova ta bind se nuk ka nevojë të punojë pasi tashmë më ka mua… por sërish ajo vazhdoi zanatin.

    Fillova të bëj gati divorcin pasi nuk mendoj se ajo vajzë është e duhura për mua. Muajin e fundit ajo më kontaktoi prapë dhe më kërkoi që të merrte një pjesë nga pasuria ime, por avokati i shpjegoi se nuk i takonte asgjë. Pas kësaj ajo kërkoi që të më takonte dhe më tha se e kishte marrë malli. Kur e takova nuk i rezistova dot, sepse seksi me të gjithnjë më ka marrosur, por e di që po bëj gabim. Ndihem shumë keq sepse e kam të vështirë të largohem prej saj…”, ka treguar 39 vjeçari anglez./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lifestyle03 Dhjetor 2024
    Antioksidantët dhe fitokimikatet gjenden në karrota. Ato mundet të ndihmojnë në rregullimit e sheqerit në gjak dhe kështu nuk do të keni...
    Lifestyle02 Dhjetor 2024
    Dashi Pavarësisht një lodhjeje të madhe, do të jeni të karikuar me energjinë e duhur, sidomos sa i takon raportit në çift....
    Lifestyle02 Dhjetor 2024
    Mjekët kardiologë ndajnë dietën e tyre, stërvitjen, dhe rutinën e largimit të stresit për të parandaluar sëmundjet e zemrës. Duke ditur atë...
    Të tjera
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci, është njëra nga të mbijetuarat e masakrës që ndodhi më 28 mars 1999-të në Podujevë....
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Deputeti i GUXO, Ekrem Mustafa, ka folur për FrontOnline, pas Darkës së Lamës e cila mbrëmë është organizuar nga ministri i Bujqësisë,...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Ashpërsimi i gjuhës së Kryeministrit Albin Kurti ndaj gazetarëve “pritet të rritet”: Po mundohet t’i diskreditojë në mënyrë që kritikat e tyre...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci sonte ka folur në lidhje me seancën e djeshme, duke thënë se ka përfunduar me vetëm një...
    Sport03 Dhjetor 2024
    Pesë gola të shënuar, shtatë asistime për bashkëlojtarët e tij. Është e pakuptimtë të thuhet se Xherdan Shaqiri në 12 ndeshjet me...
    Vip03 Dhjetor 2024
    Këngëtarja e njohur Bay T, e cila ka qenë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova për dy javë, ka ndarë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.