×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimet rrëqethëse të dëshmitarëve për masakrën në familjen Deliu

    FrontOnline
    26 Shtator 2020

    22 vjet më parë në fshatin Abri të Epërme, u krye një nga masakrat më të tmerrshme nga forcat Serbe, ku u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq.

    Banorët e këtij fshati edhe pse ishin të strehuar në mal, përsëri u kapën nga forcat serbe, e që mosha më e vogël e të masakruarve ishte 6 muajsh ndërsa më e vjetra 94 vjeç.

    Pjesëtarë, dëshmitarë e familjarë, tregojnë për tmerrin që e përjetuan në këtë masakër.

    E mbijetuar e kësaj masakre, Liridona Deliu, thotë se nga familja e saj kanë shpëtuar vetëm katër anëtarë.

    Derisa në mes emocionesh rrëfen për plagët dhe traumat që po i bartin si pasoj e kësaj masakre.

    “Kemi shpëtuar nga masakra 4 anëtar të familjes, vëllai, motra edhe djali i axhës. Jem kanë në fund të arave na kanë granatua kemi pas shumë plagë të rënda na të tretë dhe në fund shkit na kanë marr prapë kanë mendua që jemi te vdekur….pas një kohe axha ka marr vesh që jemi gjallë dhe ka ardh na ka marr, shumë kemi plagë të rënda e trauma”, thotë ajo.

    E Bajram Seferi, rrëfen momentin kur e kuptoi se vajza së bashku me familjen e saj u masakruan.

    Ai në mes lotësh thotë për KosovaPress se po të ishte mbytur nga plumbi edhe dhimbja kishte me qen më e lehtë.

    “Ademit po i them Adem rri qetu, çka te bahet me tan ne të bahet edhe me neve, katër here. Reja po ma ban Bac çka me ba a me shku edhe na me ta, thash jo. Qikes me i than nalmu me nda prej familjes nuk mujsha edhe shkoj. Ajo u ardh tu kajt e ka zatet ni kushëri i kish than Bacin kanë me mbyt e unë po pshtoj , e se ka dit që ajo do të vdes e unë do të jes…Vështir e kom përjeto, kom pas thanë me u mbyt prej plumbit është krejt tjetër sen, po këta janë masakruar në mënyrë barbare”, thotë ai.

    Për Luljeta Elshani-Deliu, dita kur e kuptoj se babai, vëllau, e kunata me dy fëmijë, ishin masakruar, ka qenë dita më e kobshme.

    “Një dajë i burrit po më thotë, tha a po vjen shkojmë në Abri por nuk tregojke për çka, se ai e kish pas dit që janë mbyt këta e unë nuk e disha. Tu shku teposhtë kur po i shoh tmerr. Thash çka u ba këtu një kojshi po ma bën tha, maspari i përmendi të vetit tani me tha Luljete qeshtu edhe Fazlia. Baba mu ka mbyt, vëllau, kunata dhe dy vajza të vllaut, ma në atë moment sen s’kom dit se me ka ra në zgabim”, thotë ajo.

    Shaqir Veseli, thotë se kur ka arritur në vendin e ngjarjes i ka parë 23 kufoma në mes tyre fëmijë e gra shtatzëna.

    Ai nga KosovaPress iu drejtua Eulex-it, për zbardhjen e këtij rasti për çka u shpreh i bindur, se këta të fundit e dinë se cili korpus serb ka qenë i pozicionuar në këtë fshat.

    “Unë kam ardhur pikërisht sot 22 vite këtu ku ka qenë masakra në fshatin Abri, të nesërmen me 27 po i bjen kom ardhur në vendin e ngjarjes fikall vetëm, I kom pa 23 kufoma, ma të parën kufomë jam has në Ali Delin të cilit ia kishin pas pre kokën. I kom pa të gjitha masakrat fëmijë e gra, bile edhe gra shtatzëna….E kam një apel për Eulex për me zbardh këtë rast, se mirë e din Eulexi cili korpus i forcave serbe ka qenë i pozicionuar këtu dhe ata duhet me dhënë llogari për krimet në Kosovë”, thotë ai.

    E Bashkim Deliu, po ashtu i mbijetuar i masakrës, thotë se institucionet tona për të gjitha këto krime, duhet të ngrehin padi për shtetin Serb.

    “Këtë në këtë vend është masakruar familje Deliu, 16 anëtar të familjes Deliu i kemi gjet me Imerin në mënyrë më barbare. Prej moshës 6 javësh deri përmbi moshën 60 vjeçare…I bëj thirrje institucioneve tona me zbardh këtë rast sa më shpejt me i bo padi Serbisë, sepse këto krime i kanë bërë kriminelet Serb”, thotë ai.

    Më 26 shtator 1998, forcat serbe masakruar 23 anëtarë të familjes Deliu në fshatin Abri të Epërme.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka thirrë konferencë për media për ditën e premte. Konferenca do të mbahet në Selinë Qendrore të kësaj...
    Lajme15 Maj 2025
    “Kosova po dërgon sinjale negative të partnerët e vet”, ka shkrar ambasada franceze në Kosovë, referuar mbylljes së disa zyreve paralele serbe...
    Lajme15 Maj 2025
    Mendimi për motin – 15.05.2025 Mot i ftohtë me shi dhe erë parashihet për ditën e premtë, me kalimin e frontit të...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duhet ta konsiderojë në mënyrë serioze arritjen e një koalicioni për të krijuar qeverinë e re....
    Lajme15 Maj 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka folur në lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe koalicionet e mundshme që mund të ndodhin. Ai është...
    Lajme15 Maj 2025
    Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke vlerësuar si hap pozitiv takimin e thirrur nga presidentja...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Arben Taravari, ka dhënë dorëheqje nga posti i Ministrit të Shëndetësisë. Taravari këtë hap e kishte paralajmëruar një ditë më parë. “Detyrën...
    Sport15 Maj 2025
    Kosova e ka siguruar medaljen në Kampionatin Botëror të Boksit “Felix Stamm”, e cila po mbahet në Varshavë të Polonisë. Boksierja Donjeta...
    Lajme15 Maj 2025
    Në rrugën “Fehmi Agani” të Prishtinës janë shfaqur afishe që kritikojnë një zyrtare të lartë të partisë Vetëvendosje, Dejona Mihalit. “Për Halloween...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.