×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimet e gjenocidit të Serbisë në Kosovë vijnë në romanin “Eskadronët e vdekjes”

    FrontOnline
    02 Janar 2021

    Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, ka njoftuar se doli nga shtypi romani “Eskadronët e vdekjes”, i autorit Bardhyl Mahmuti, i cili gërsheton teknikën e romanit historik dhe kronikës si gjini letrare, të cilat i mundësuan t’i ofrojë lexuesit një pjesë të tragjedisë njerëzore që përjetuan shqiptarët gjatë zbatimit të politikës së gjenocidit të shtetit serb në Kosovë.

    Romani bazohet në rrëfime krejtësisht të vërteta dhe pasqyron në mënyrë të shkëlqyer një sintezë të praktikave që përdorte regjimi i Sllobodan Millosheviqit edhe ndaj kundërshtarëve politikë serbë.

    “Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” vendosi të botojë këtë roman më 15 janar 2021, në ditën për të cilën Kuvendi i Kosovës ka vendosur të jetë dita e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve. Në veçanti falënderojmë mbështetësit e këtij projekti, falë ndihmave financiare të të cilëve romani u botua në gjuhën shqipe dhe është përkthyer në gjuhën angleze. Siç jemi zotuar, botimi i romanit me lidhje të veçantë dhe me dedikim ka filluar t’u dërgohet mbështetësve të projektit tonë dhe shpresojmë që, përkundër vështirësive të shkaktuara në shërbimet postare nga masat kundër pandemisë, libri t’u shkojë përpara datës 15 janar, kur libri shpërndahet nëpër librari”, thuhet në njoftim./FrontOnline/

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...
    Lajme09 Shtator 2024
    Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se reagimi i presidentes Vjosa Osmani ndaj kryeministrit Albin Kurti është i...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i grupi parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ishte mysafir i edicionit të sotëm të emisionit DPT Te Fidanit...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, u takua më 9 shtator në Moskë me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Sergei...
    Sport09 Shtator 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Qipro - Kosovë, në kuadër të Ligës së Kombeve. Kosova ka shkuar në pushim me...
    Sport09 Shtator 2024
    Edon Zhegrova po iu uron fat Kosovës, në ndeshjen kundër Qipros. “Good luck” (Fat të mbarë), ka shkruar ai në një fotografi...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetari i “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, Gazmend Muhaxheri ka folur për Front Online lidhur me bashkëpunimin e presidentes dhe kryeministrit të Kosovës....
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Një muaj para mbarimit zyrtar të afatit hetimor, Struktura e Posaccme Antikorrupsion (SPAK) ka thirrur ish-kryeministrin Sali Berisha për t’i komunikuar akuzën...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka shënuar edhe golin e dytë kundër Qipros. Realizatori i golit sërish është Vedat Muriqi. Ai golin e parë e shënoi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.