Një person është arrestuar të dielën, rreth orës 21 në Gjakovë, pasi dyshohet se ka rrahur gruan dhe gjatë bastisjes së shtëpisë i janë gjetur edhe armë.
Sipas policisë, viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin po ashtu është realizuar një bastisje në shtëpinë të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar: një armë AK 47 me një karikator dhe 15 fishekë, një revole me një karikator dhe një këllëf i revoles”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./ FrontOnline