Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi këta të fundit ishin të përfshirë në një rrahje fizike në kryeqytet.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, ka bërë të ditur për KosovaPress se rasti ka ndodhur sonte në ora 18.50 në një kafiteri në lagjen “Ulpiana”.
“Njësitë nga stacioni policor Jugu kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe për pjesëmarrje në rrahje kanë arrestuar tre persona të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.
Ndryshe, nuk janë bërë të ditur motivet e këtij incidenti.