Dy raste të ndryshme të rrahjes kanë ndodhur në burgun e Dubravës.
Policia ka njoftuar se në rastin e parë rrahja ka ndodhur mes dy të burgosurve, kurse në rastin e dytë dy të burgosur kanë sulmuar fizikisht një tjetër.
Njoftimi i plotë:
Qendra Korrektuese, Dubravë, 01.03.2023 – 19:00. Në burgun e Dubravës ka ndodh një rrahje në mes të dy të burgosurve, si pasojë njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Qendra Korrektuese, Dubravë, 02.03.2023 – 14:20. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë në vuajtje të dënimit e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, i cili po ashtu është në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Është njoftuar prokurori.