Tre të burgosur janë përleshur mes vete dje në Burgun e Dubravës.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.
Sipas Gashit, i sulmuari është dërguar për kontroll mjekësore, derisa ndaj dy të burgosurve të tjerë që dyshohet se e kanë sulmuar, është iniciuar procedurë disiplinore.
“Po, mund t’iu konfirmojë që ka ndodhur një përleshje mes tre të burgosurëve për një mosmarrëveshje që kanë thënë se e kanë pasur mes vete. I sulmuari, është dërguar në Stacionarin e QK Dubravë për kontrollë mjekësore, meqenëse kishte disa lëndime të lehta trupore. Ndërsa dy të burgosurit që e kanë sulmuar janë dërguar në Pavijon 5 – veçim dhe ndaj tyre është iniciuar procedura disiplinore dhe rasti vazhdon për procedurë të hetimit të mëtejme”, ka thënë Gashi.