Policia e Kosovës (PK) njofton se në Qendrën Korrektuese në Dubravë, një i burgosur ka sulmuar një të burgosur tjetër.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën në mbrëmje, kurse viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Nga zyrtarët korrektues është raportuar se pas një mosmarrëveshje, një i burgosur mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht të burgosurin tjetër mashkull kosovar. I lënduari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim./Front Online