Një rrahje mes dy personave në Prishtinë ka përfunduar me të shtëna armësh.
Policia ka bërë me dije se në vendin e gjarjes janë gjetur edhe katër gëzhoja.
Një person ka mbetur i lënduar teksa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Ka ndodhur një konflikt/ rrahje në mes të dy personave meshkuj kosovarë, ku gjatë konfliktit dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. Viktima i cili ka pësuar lëndime trupore ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari në kërkim policor. Rasti në procedurë hetimore”, bën me dije policia.