Një rrahje mes dy personave ka ndodhur në burgun e Dubravës.
Policia, ka njoftuar se njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore.
Kurse, lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.
Njoftimi i plotë i Policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Burgu i Dubravës , Istog 11.05.2023-09:10. Raportohet se ka ndodhur një rrahje në mes të dy personave të dyshuarit mashkull kosovar dhe viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.