Policia e Kosovës ka njoftuar se tetë persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur të hënën në fshatin Grabovc të Obiliqit.
Gjatë rrahjes, sipas Policisë, janë përdorur edhe armë zjarri, por thuhet se nuk ka pasur pasoja në njerëz.
“Pas një mosmarrëveshje të mëhershme, tetë të dyshuar meshkuj kosovarë janë fjalosur në mes vete me ç’rast dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, por pa pasoja në njerëz. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 48 copë fishekë”, thuhet në raportin e Policisë.
Të gjithë të dyshuarit thuhet se janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.