Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona të dyshuar në Prizren.
Të njëjti janë rrahur mes vete.
Si pasojë e rrahjes kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
“Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 26.04.2022 – 04:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë rrahur në mes vete, si pasojë e rrahjes, kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, njeri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë./FrontOnline