Tre persona janë arrestuar në Obiliq pasi që janë rrahur mes vete.
Në raportin e policisë është bërë e ditur se dy personave ju është ofruar tretman mjekësor dhe këta të fundit janë derguar në qendrën e mbajtjes.
” Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë rrahur mes vete, me ç’ rast dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime për çka edhe ju është ofruar tretman mjekësor fillimisht në QKMF në Obiliq e më pas në QKUK-Prishtinë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit dy nga të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”,thuhet në raportin e policisë.