Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë që të tre kanë pranuar tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fushë Kosovë 11.05.2023 – 20:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.